“Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje”, Kryemadhi: Rama kërkon përplasjen që të kërkojë në tryezën e dialogut…

0
115

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në kushtet kur s’ka Gjykatë Kushtetuese, atëherë kush do e vendosë drejtësinë, vetëgjyqësia.

Kryemadhi tha se Edi Rama nuk po shkon si kryeministër për t’u takuar me qytetarët, por si kryetar i PS-së, çka do të thotë se drejtuesi i forcave speciale të policisë po shkel ligjin.

Lidhur me protestën e opozitës, Kryemadhi tha se ajo do të jetë paqësore.

“I kemi bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. Por nuk është në dorën tonë, pasi çdo ditë që Rama provokon qytetarët, atëherë këta të fundit do të reagojnë dhe askush nuk mund t’i përmbajnë.

Në datën 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, sepse vetë zoti Rama e lejoi me vetëdije të plotë botimin e dekretit të Presidentit në Fletoren Zyrtare.

Ky zotëria meqë nuk e njeh dekretin e Presidentit, atëherë pse nuk e çoi atë në gjykatë, qoftë në atë administrative apo të Tiranës.

Por Ramës i intereson rrëmuja e madhe, pasi ai do që kur të ulet në tryezën e dialogut të shpëtojë veten e tij”, tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here