Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit te Kodra e Diellit, vihet në kërkim autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij

0
147

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një muaj më parë tek Kodra e Diellit ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Briken Sanaj 39 vjeç.

Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Vladimir (Valmir) Kola i lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, është shpallur në kërkim nga autoritetet për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjithashtu janë vendosur në kërkim dy shtetas Kosovarë të cilët kanë ndihmuar autorin të kryejë vrasjen. Bëhet fjalë për Kened Antoni 25 vjeç i lindur dhe banues në Pejë dhe Gjelosh Krasniqi 49 vjeç lindur dhe banues në Pejë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal rezulton se shtetasi Kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e markes Mercedes Benz shtetasit Kosovar Gjelosh Krasniqi më datë 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqiperisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion personit nën hetim Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, sëbashku me armën e krimit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Zbardhet vrasja e 39-vjeçarit nga Lezha, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, te Kodra e Diellit.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes.

Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.

 

Zbardhja e vrasjes, falë hetimeve të kryera nga Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit penal të nisur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Për autorin e dyshuar dhe 2 shtetasit e tjerë, bazuar në provat e siguruara nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Prokurorisë së rrethit Tiranë, Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

 

Po bashkëpunohet ngushtësisht me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.11.2022, u finalizua operacioni policor “SHADOW”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, Tiranë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi B. S., 39 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here