Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë, faktor gjithëpërfshirës i komunitetit të ushtarakëve  

0
215

 

 

ish ushtaraketNga Nevzat Bozhanaj*

 

AKUSH vjen në 6-vjetorin e themelimit të saj me moton, me një qëndrim unik dhe të konsoliduar si: “Ushtarakë të bashkuar më tepër se kurrë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive tona themelore”.

Mbi këtë është mbështetur edhe tërë platforma e punës së kësaj shoqate.

“Në këtë bashkësi vullnetare kemi krijuar një profil të drejtë, sa demokratik aq edhe juridik për nga programi dhe statuti. Çdo anëtar i saj, duke filluar nga Kryesia dhe deri në anëtarësinë e gjerë në baze, secili ka hedhur poshtë çdo qëndrim negativ, çdo qëndrim diferencues e separatist, paragjykim apo dallim i çdo natyre qoftë. Secili ka hedhur poshtë mbas krahëve diçka nga e kaluara historike 50-vjeçare totalitare, si urrejtjen dhe dasitë për njëri-tjetrin – një atavizëm historik i mbetur nga koha e ashtuquajtur në diktaturë, “koha e grupeve puçiste në ushtri“. Ne sot mund të themi se koha e qëndrimeve dhe etiketimeve përçarëse mes brezave të ushtarakëve është tejkaluar, janë kapërcyer pothuaj tërë barrierat e kohës falë punës të tërë shoqatave ushtarake. Këta të dënuar politikë përfaqësojnë një vlerë të veçantë. Kjo shoqatë konsideron çdo ushtarak një vlerë kombëtare. Në këtë konceptim dallojnë dhe zënë një vend nderi të veçantë veteranët e Luftës Nacional-Çlirimtare, të cilët shkruan faqen më të ndritur të historisë së popullit tonë. LANÇ është parë e trajtuar edhe në konferencën jubilare të 70-vjetorit të çlirimit të vendit. LANÇ u analizua në optikën e krenarisë kombëtare, si pjesë integrale e historisë dhe Luftës së Dytë Botërore dhe e koalicionit antifashist botëror. Shqipëria dhe populli shqiptar ka dhënë një kontribut të veçantë në forcimin e paqes në botë. Një vlerësim të veçantë dhe vend nderi në shoqatën tonë kanë gjetur edhe tërë veteranët e FA të Shqipërisë, të cilët sot i kanë kaluar të 70 vjetët e moshës së tyre.

 

AKUSH, shoqatë demokratike me karakter gjithëpërfshirës

Qysh në fillimet e themelimit të kësaj shoqate dhe pikërisht në mbledhjen e asamblesë së parë u vu theksi te gjithëpërfshirja: “Nisma synon që bashkë me shoqatat ekzistuese, por duke përfaqësuare dhe të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit të ushtarakëve që nuk e gjejnë veten e tyre në këto shoqata, pra me një përfaqësim sa më gjithëpërfshirës, ushtarakët të paraqiten para qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë me personat më me reputacion, më të përgatitur nga ana ligjore e me specialistët më të mirë. Më datën 13 qershor 2009, unanimisht, me përjashtim të dy vetave nga mbi 90 pjesëtarë të këtyre takimeve, u vendos krijimi i Këshillit Koordinues, u zgjodh Kryesia si dhe organi ekzekutiv me kryetar ekonomistin e nderuar, doktorin e Shkencave Ekonomike, zotin Kujtim Çako, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes për Ekonominë i Ushtrisë Shqiptare, dhe zëvendës zotërinjtë: Bilbil Mema, Gjergj Titati, Perlat Sula dhe sekretar i Përgjithshëm, po një ekonomist tjetër të nderuar, zotin Arqile Veshi, me sekretar organizativ zotin Eqerem Osmani dhe atë të medias, zotin Aleksandër Mihali. Në drejtimin e Kryesisë u vendos të zbatohet parimi i rrotacionit brenda periudhës njëvjeçare, pra Kryesia dhe kryetari nuk do të jetë një person “i përjetshëm”, siç po ndodh rëndom sot me shumë shoqata që kryetarët e tyre po bëhen koka Zeusi dhe të pazëvendësueshëm?! Kështu shkruante në atë vit Veli Llakaj një nga themelueisit dhe zv.president i parë i AKUSH. Kjo lidhet me pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në këtë shoqatë, pa asnjë dallim grade ushtarake, funksioni, detyre apo arsimi, pa asnjë dallim oficer apo nënoficer, pa asnjë dallim bindje politike, fetare dhe racore. Ne Ushtarakët e viteve `90 e shkruam historinë me një patriotizëm të pashoq dhe përcollëm me dinjitet, pjekuri asnjanësi ndaj politikës dhe mbështetëm me të gjitha forcat proceset demokratike në Shqipëri, duke ju bashkuar qëndrimit dhe devizës së lëvizjes demokratike, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, pa shkaktuar asnjë plagë në ndërrimin e sistemeve politiko-shoqërore Shqipëri. Gjatë tërë periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri, ushtarakët kanë punuar dhe mbështetur forcimin e mëtejshëm të demokracisë së brishtë me objektiv të qartë anëtarësimin në NATO, dhe bashkimin me familjen evropiane, me BE. Përpjekjet e ushtarakëve për të qenë të bashkuar dhe si një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave u realizuan nga grupi nismëtar në periudhën prill-qershor, të vitit 2009.

 

box

Themeluesit e shoqatës

 

Themelues të kësaj shoqate janë Maliq Sadushi, Zeqiri Mero, Veli Llakaj, Fatosh Voshtina, Aliko Laze, Bajram Mana, Arqile Veshi, Eqerem Osmani, Novrus (Turku) Sako, Xhemil Cela, Qirjako Dhima e shumë shokë të tjerë të nderuar. Sot ne kujtojmë me respekt të veçantë të gjithë shokët tanë ushtarakë që qenë viktima të të ashtuquajturve grupe puçiste viktima të luftës së klasave të lirisë së fjalës të cilët kanë vuajtur një jetë të tërë në ferrin e burgjeve apo internimeve të diktaturës. Disa prej tyre i kemi mes nesh si modele të pazëvendësueshme të integrimit të vlerave të ushtarakëve shqiptarë. Nuk mund të rri pa përmendur zëvendëspresidentin e Aleancës, prof. Gjergj Titani, apo nënkryetarin e degës së Tiranës, z. Neim Muho. Këta dhe shumë të tjerë përfaqësojnë një vlerë të veçantë për komunitetin tonë dhe tërë shoqërinë demokratike si simbole të demokracisë sonë.

 
AKUSH ka përfaqësuar denjësisht kudo interesat e komunitetit të ushtarakëve me një përfaqësim kualitativ dhe sa më gjithëpërfshirës. Kjo ka bërë të mundur që ushtarakët të paraqiten para qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë me persona më me reputacion, më të përgatitur e të kualifikuar nga ana ligjore, pra me specialistët më të mirë. Në aktin e themelimit, në program dhe në statut të AKUSH përcaktohet qartë objektivi për të respektuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e ushtarakut, duke i bërë lobing shoqatë si një bashkësi vullnetare ku të marrin pjesë pa përjashtim, të gjithë ushtarakët, pa dallim kohezioni, moshe, grade e funksioni. Ushtaraku si njeri trajtimi social, financiar dhe moral kanë qenë në qendër të vëmendjes së AKUSH. Ushtaraku ka qenë dhe mbetet figura më patriote, më fisnike, më e përkushtuar dhe emblema e Republikës së Shqipërisë, që jetën e ka të lidhur me atdheun, me betimin para Flamurit Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here