…cicërima të fshira  në buzët e tua

0
164

Jo pak autorë shqiptarë janë sprovuar në formën poetike japoneze të quajtur Haiku, një lloj poezie lirike, ku në pak vargje shprehet gjithë ajo që të zgjon frymëzimin; ndjenjat poetike shfaqen si një ajsberg, që në thelb mban raportin midis njeriut dhe natyrës, mes delikatesës dhe rezistencës, duke ndjekur një rregull metrik të caktuar të vargjeve. Haiku mund të konsiderohet një himn cerebral i natyrës me njeriun. Ç’mund të thotë një poet në tri vargje? Në përballjet e mëposhtme për herë të parë, ekskluzivisht sjellim dy poetë, Arjan Kallcon dhe Marina Mijakovskën nga Shkupi

 

 

 

 

 

William-Adolphe Bouguereau moissoneuse-1868

 

Marina Mijakovska

 

Udhëtim i shkurtër vere

 

HAIKU

 

Shiu po i fshinte

ato njollat e bardha

Në bibliotekë

 

Në breg të detit

erë dallgë në rërë

Pafundësitë

 

Lule pranvere

livadhit me zymbylë

Brumbull mbi kaktus

 

Kangur i menduar

Në pranverë kërkon pyll

mbi këmbët prapa

 

Para detit qet’

hotel Dalmati* pozon

Pamje e shkrirë

* Dalmat (vend, hotel)

 

Tirkiz* në verë

Rërë e kuqe në det

ylli që po fle

* Tirkiz (gjë e çmuar)

 

Dielli jeshilon

Mali “Shari” në vjeshtë

Smogu gri mbytës

 

Llazaropole

Muzg i errët në fushë

Galiçniku* ndrit

* Galiçnik (vend)

 

Me top dëbore

Një shportë plot me haiku

moment harmonie

 

Shpella e Peshnës*

Burim i ëmbël mbi gurë

Aty përhumbem

* Peshna (vend)

 

Lëkurëzhveshur

Bota jonë po ndotet

Jetë e pasigurt’

 

Tirkizi n’ verë

Haiku im me një frymë

Libër argjendi

 

Përgatiti për botim

Foto Nikolla

 

 

Arjan Th. Kallço

 

Udhëtim i shkurtër vjeshte

 

HAIKU

 

Zemërim dallgësh

Mbi liqenin irnuar

Uji shkumbëzon

 

Era e vjeshtës

cicërima të fshira

në buzët e tua

 

Dritarja e mbyllur

Prej xhamave të veshur

po e shtyj hënën

 

Disa dashuri

ngjajnë me gjethe vjeshte

që kthim nuk kanë

 

Dielli perëndon

Prapa errësirës blu

mirazhe ngrice

 

Gjurmësi jete

nga koha të shkelura

Po lëmë shenjë

 

Pogradec 2015

 

Zogu pa krahë

dergjet vetëm në kafaz

Lamtumir’ lavdi

 

Valsi i ëmbël

tingëllonte tek bregu

Mbi të dyshimi

 

Liqeni i Prespës

çdo ditë e përshëndet

kohën e vjetër

 

Ishulli në liqen

prej ujit përqafuar

jeton ndër ëndrra

 

Zogjtë shtegtojnë

Dashuria ime për ty

ësht’ tempull kryeneç

 

Barka e braktisur

Vjeshta është stina

e lamtumirave.

 

Prespë 2015

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here