“Tersi” i 13-ës /Misteret e këtij numri famëkeq

0
205

 

numri-13

 

Europianet, veçanerisht anglo-saksonet jane shume supersticioze, kur behet fjale per numrin 13. Sipas tyre, nese 13 persona ndodhen te ulur ne te njejten tryeze, njeri prej tyre do te vdese brenda vitit. E premtja e dates 13 konsiderohet nje date shume e keqe dhe nje dite e mbrapshte. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, te gjitha konsiderohen si ndjelles te fatkeqesive. Me nje fjale, çdo gje qe permban 13 eshte “e mallkuar”.

Edhe ne Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithe ky supersticion negativ per numrin 13 dhe perse popuj e kultura te tjera nuk e kane nje fiksim te tille? Triskaidekaphobia eshte frika nga numri 13.

Fjalet qe perbejne termin e mesiperm jane marre nga latinishtja dhe greqishtja e vjeter, edhe pse ne ato kohe mbi kete numer nuk kishte rene hija e zeze e mallkimit. Zakonisht njerezit e kane lidhur numrin 12 me bollekun dhe me plotesine e gjerave.

Keshtu ka 12 zoter olimpike, 12 shenja te horoskopit, apo 12 dishepuj. Nese ketij numri te plote i shtohet nje tjeter, atehere situata behet e paqarte dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 ne Darken e Fundit dhe kjo eshte nje nga arsyet qe ky numer konsiderohet si ndjelles i fatkeqesive. Ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar pati disa teori ne lidhje me kete numer, sipas te cilave ne Sabath kishte 13 shtriga.

Megjithate, kisha nuk e konfirmoi kurre nje gje te tille. Po te kerkosh nje shpjegim ne Fjalorin e Supersticioneve te Oksfordit, numri 13 lidhet me te premten e dates 13, e cila u permend per here te pare ne vitin 1913, 700 vjet pas shperberjes me dhune te Urdhrit te Kaloresve te Tempullit.

Te premten e dates 13 te vitit 1307, te gjithe kaloresit tempullare u kapen ne France dhe keshtu urdhri reshti se ekzistuari. Nje tjeter fakt per cilesimin e numrit si “te mbrapshte” eshte se letra e 13 e Taroteve eshte letra e vdekjes.

Kjo eshte vendosur ne Italine e shekujve 15-16, por nuk ka te beje aspak me Darken e Fundit. Shume interesant eshte edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonje vemendje e vecante ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes deri ne shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklarates se Pavaresise eshte: “Deklarata e Pavaresise se 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Ne fund te shekullit te 18, numri 13 simbolizonte pavaresine dhe bashkimin e vendit te ri.

Me 4 korrik, ne Diten e Pavaresise, kishte 13 te shtena me top dhe disa rituale te tjera tradicionale,te cilat perseriteshin 13 here rresht.

Vetem kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit ne vitin 1791, cdo ritual behej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit. Deri ne shekullin e 19 kishte nje tjeter supersticion te lidhur me 13-n, ai i 13 miqve te ulur rreth se njejtes tryeze.

Per te shpjeguar friken e disa popullatave ndaj ketij numri ka nje mori librash qe merren me zanafillen e kesaj fobie qe vazhdon edhe sot ne Evrope, por edhe ne vende te tjera.

Ne fund te shekullit te 19, ky supersticion u perhap edhe pertej oqeanit Atlantik. Shkrimtare nga vende te ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kane permendur jo pak kete numer ne veprat e tyre.

Ne vitin 1880, disa njujorkeze vendosen qe te hiqnin kete paragjykim qe ishte kthyer ne nje fiksim te vertete. Keshtu nje veteran i Luftes Civile dhe nje njeri i njohur ne rrethet e larta,Eilliam Foeler vendosi qe te krijonte nje klub, anetaret e te cilit te darkonin daten e 13 te cdo muaji dhe rreth tryezes te uleshin 13 anetare te klubit.

Darka e tyre e pare u organizua ne hotelin “Knickerbocker”, te premten e 13 janarit te vitit 1881, ne dhomen numer 13. Kjo nuk ishte vetem nje lufte kunder ketij numri qe ishte bere shume i famshem dhe i rrezikshem, njeherazi, por edhe nje lufte kunder te gjitha llojeve te bestytnive e supersticioneve te kohes.

Duhet thene se njerezit, te gjithe pa perjashtim, po jepeshin shume pas shenjave, falleve e dukurive te tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer ne nje epidemi, pasi i kishte kaluar permasat e nje fiksimi te perkohshem.Gjate rruges drejt vendit te darkes, te ftuarit kaluan nen nje shkalle te posacme, hodhen kripe ne tryezen e tyre dhe i vendosen pirunjte ne tryeze ne forme kryqi. Ne nje tabele te madhe te varur ne mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne te vdekshmit te pershendesim”). Ky klub u be shume i famshem dhe ajo qe nisi si nje kundershti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit per numrin 13, u shnderrua ne nje klub aventurieresh qe ndermoren shume veprime te rrezikshme per te hedhur poshte paragjykimet e kohes. Po per sa i perket darkes se famshme, menyja u soll ne gure varri, ndersa tryeza e darkes ishte ndricuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si ne netet e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhen ne pjata qe kishin formen e arkivoleve.

Nderkohe i gjithe ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende qe sjellin fat te keq, si pasqyra te thyera apo silueta macesh te zeza. Ne vitin 1887,klubi ishte shnderruar ne nje institucion shume popullor dhe numeronte 487 anetare.

Ne vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetevrasjeve mes anetareve te klubit ishte shume me i vogel se perqindja mesatare e vendit. Pavaresisht te gjitha veprimtarive zbavitese qe beheshin ne te dhe mesazhit qe ata synonin te percillnin, klubi i te 13-ve u shperbe ne vitin 1914 per shkak te fillimit te Luftes se Pare Boterore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here