Kosovë Dy vitet e ardhshme parashikohet rritje ekonomike

0
131

 

Sipas të dhënave zyrtare në tregun e punës në Kosovë, çdo vit hyjnë në punë 25 deri në 30 mijë të rinj. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për sa i përket nivelit të varfërisë arrin nga një shkallë 29.7 për qind varfëri e përgjithshme deri në 10.2 për qind varfëri ekstreme. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka theksuar: “Në Kosovë flitet shumë më tepër për zhvillimin ekonomik dhe për rritje ekonomike sesa që ka substancë. Në këtë drejtim, nëse i kemi këta indikatorë dhe këtë koniunkturë ekonomike, është e pamundur të mendohet krijimi i vendeve të reja të punës”. Sipas Gërxhaliut, derisa nuk ka fuqizim të sundimit të rendit dhe ligjit, Kosova nuk do të jetë atraktive për investitorët e huaj. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore rritja ekonomike pritet të jetë me 3 për qind sa është paraparë në vitin 2015, në 3.5 për qind në vitin 2016 dhe 3.7 për qind në vitin 2017. Hedhja e hapave për të ecur në rrugën e duhur dhe për të zvogëluar papunësinë dhe varfërinë në Kosovë ka folur dhe ekonomisti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, tha se “rritja ekonomike mbi 8 për qind është e mirë, nuk është e pamundur apo e parealizueshme kjo rritje ekonomike. Janë 13 shtete në botë që kanë pasur mbi 20 vjet rritje ekonomike mbi 8 për qind, vetëm se për këtë kërkohet ndryshim i politikave”. Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka deklaruar gjatë vitit 2013 dhe 2014 se varfëria e përgjithshme dhe varfëria ekstreme kanë shënuar rënie, por që ende nuk kanë të dhëna zyrtare. Ata kishin deklaruar se të dhënat përfundimtare janë në finalizim e sipër dhe se së shpejti pritet të publikohen.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here