Ndryshon ligji /  Shqipëria heq kufizimet për bujqësinë kosovare

0
138

 

 

Albania_outside_of_PeshkopiPanariti: Po garantojmë realisht një treg të përbashkët pa barriera administrative dhe fiskale

 

Ervin Kaduku

 

Kosova dhe Shqipëria po ndryshojnë legjislacionin për t’i larguar pengesat tregtare. Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, edhe një herë theksoi dje në Kosovë se nuk do të ketë më pengesa mes Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e mallrave, gjatë një konference që pati bashkë me ministrin e Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi. Deri tani vreshtarët kosovarë kishin problem ta shisnin rrushin në tregun e Shqipërisë.

Ministri garantoi nuk do të ketë më barriera. “Produktet kosovare duke konkretizuar idenë të një tregu të përbashkët pa barrierë dhe pa pengesa dhe një lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve. Unë sapo firmosa njohjen e certifikatës veterinare, por edhe më pas certifikatave tjera sanitare. Shqipëria është e hapur dhe mirëpret eksportet e vezëve nga Kosova. Njëkohësisht ne jemi në prag të finalizimit për njohjes reciproke të cilësisë së miellit. Dhe nuk do të kemi më historia si në të kaluarën për bllokimin e mallrave. Por barrierat që janë vendosur deri tani nuk do të ekzistojmë më, unë iu garantoj”, – ka thënë Panariti.

Panariti ka thënë se janë duke plotësuar standardet e njësuara që të dy shtetet Kosova dhe Shqipëria të mos kenë më probleme të tilla.

“Ne synojmë që të kemi praktike dhe standard të njehsuara për të gjitha produktet. Duhet të plotësohen standardet e njësuara që të mos ketë pengesa në të dy anët e kufirit për mallrat”.

Ndërsa Krasniqi ka thënë se barrierat që kanë ekzistuar më herët kanë qenë si problem i legjislacionit, që sipas tij, është duke u ndryshuar.

“Nuk është që barrierat vendosen në përfundimin sezonal. Barrierat që kanë ekzistuar më herët kanë qenë për shkak të legjislacionit dhe ajo që po ndodhë është fakti që ky legjislacion është duke ndryshuar në mënyrë permanente që të avancojmë për krijimin e një tregu të përbashkët. Jemi në fazën e unifikimit të standardeve të cilësisë edhe për produktet e tjera duke përfshirë edhe miellin.

Objektivi jonë i përbashkët është krijimi i një tregu unik i cili krijon mundësi shumë më të mëdha për fermerët për prodhuesit dhe përpunuesit nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Shqipërisë. Angazhimi i ministrit të Shqipërisë dhe angazhimi im personal dhe i dy qeverive tona është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve tona, sepse jemi pajtuar që marrëveshjet tona asnjëherë nuk do të mbesin vetëm në letër por do të krijojnë efekte pozitive zhvillimore për ekonomitë e dy vendeve tona”, – tha Krasniqi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti, ka firmosur njohjen e certifikatës veterinare me anë të së cilës Kosova do të bëjë eksportin e vezëve nga Kosova në Shqipëri.

Panariti tha se janë këtu për të shpallur se Shqipëria ka hapur dyert për eksportin e produkteve kosovare pa barriera.

Hapja e dyerve të kufirit është bërë vetëm për eksportimin e vezëve, e për të vazhduar për të ardhmen edhe për eksportin me miell dhe produkteve tjera.

 

Rritja

Sipas raportit të Bankës Botërore (BB), ekonomia e Kosovës ka rritjen më të madhe në krahasim me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto ritme parashikohet të karakterizojnë ekonominë e Kosovës edhe në dy vitet e ardhshme.

Ndërsa rritja e sivjetshme e ekonomisë së Kosovës nga Banka Botërore vlerësohet të shënojë rritje me 3.0 për qind (krahasuar me një vit më parë, kur ishte vetëm 1.0 për qind) në vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.5, kurse më 2017 do të rritet me 3.7 për qind.

Banka Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 2.7 për qind për vitin 2015 dhe parashikon një rritje prej 3.4 për qind për vitin pasardhës, ndërsa ajo e Kosovës 3.0, përkatësisht 3.5 për qind.

Në një raport të publikuar ditën e hënë për ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, BB thotë se ekonomitë e rajonit po rifitojnë rritjen graduale të ekonomisë, që do të vijojë edhe për dy vitet e ardhshme, nxitur më shumë nga ulja e çmimit të naftës, rritja e kërkesës, por edhe përmirësimi i situatës ekonomike globale.

“Në Shqipëri rritja është nxitur kryesisht nga investimet private dhe eksportet, ndërsa konsumi ka mbetur i ulët, duke reflektuar besimin e ulët të konsumatorëve. Investimet publike, të cilat janë zgjeruar deri tani, mund të preken nga përpjekjet për konsolidim fiskal, në mungesë të përshtatjeve të tjera”, thuhet në pjesën për Shqipërinë në raportin e BB-së.

Për vitin e ardhshëm, BB parashikon një rritje prej 3.4 për qind për ekonominë e Shqipërisë, dhe 3.5 për qind për vitin 2017.

Për Kosovën parashikimet e Bankës Botërore thonë se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të jetë 3.5, kurse më 2017 do të kapë përqindjen 3.7.

Sa u takon vendeve të rajonit, parashikimet për rritjen më të lartë ekonomike janë për Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa më të ulëtat janë për Serbinë. Si mesatare rajonale, parashikohet që ky vit të mbyllet me rritjen modeste prej 1.8 për qind, 2.4 për 2016-n dhe 2.7 për vitin pasardhës.

 

Konkurrueshmëria

Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2015-2016), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 93-ta. Studimi i FEB është një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare. Sipas këtij raporti, Zvicra vijon të ruajë vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe SHBA, ndërsa në vend të fundit është Guinea.

Shqipëria, renditet në vendin e 93, nga i 97-i që ishte në raportin e një viti më parë, duke lënë pas vetëm Serbinë që është në vendin e 94. Më mirë në rajon paraqitet Maqedonia në vendin e 60, me përparime të dukshme me 10 vende më lart dhe më pas, Mali i Zi në vendin e 70, ndonëse me një rënie prej 3 vendesh krahasuar me raportin e mëparshëm. Bosnja dhe Hercegovina renditet e 111-ta, nivel më i ulët në rajon.

Sipas raportit, nënindeksi i shqyrtuar ku Shqipëria paraqitet me renditjen më negative është ai inovacionit dhe mjedisi makroekonomik, ku jemi në vendin e 118.

Analiza sipas shtyllave kryesore:

 

– infrastruktura: 88

– institucionet: 84

– shëndeti dhe edukimi: 52

– eficenca e tregjeve të të mirave: 97

– eficenca e tregut të punës: 97

– zhvillimi i tregjeve financiare: 118

——

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here