Rafinha mungon për 6 muaj

0
141

 

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, pritet të mungojë rreth gjashtë muaj, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju. 22-vjeçari u lëndua në ndeshjen mesjavës në Ligën e Kampioneve kundër Romës dhe nuk do të luajë në pjesën më të madhe të sezonit. Barça ka lëshuar një komunikatë për media për të konfirmuar se lojtari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike që ka rezultuar e suksesshme dhe ai do të fillojë rehabilitimin afatgjatë. “Lojtari pritet të mungojë rreth gjashtë muaj”, – thuhet mes tjerash në komunikatë. “Blaugranët” e kanë të ndaluar të transferojnë lojtarë deri në janar, mirëpo ata kanë apeluar te FIFA që t’i lejojë ta angazhojnë ose Arda Turanin ose Aleix Vidalin për shkak të mungesës së gjatë të Rafinhas.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here