Ju dhembin dhe ju ngacmojnë sytë?

0
186

images (5)

 

Dëmtimi, infeksioni dhe alergjia mund të jenë shkaqet më të zakonshme të ngacmimeve të syve. Një skuqje e padhembshme e së bardhës së syve është një mbingarkesë lokale e qarkullimit të gjakut e cila normalisht duhet të pastrohet vetvetiu pa pasur nevojë për trajtim.

Kujdes! Në se ju mbani lente kontakti dhe ndërkohë ndjeni dhimbje dhe ngacmim të syve duhet që pa vonesë ta hiqni atë dhe mos i rivendosni lenten pa qartësuar dhe mjekuar shkakun e kësaj gjendje. Në se kjo dhimbje është shkaktuar nga një papastërti poshtë lentës, kjo mund të rrezikojë gërvishtjen e kornesë. Sidoqoftë duhet të konsultohesh me opticienin tuaj.

Ja disa nga shkaqet që mund të shpien në dhimbjen dhe ngacmimin e syve:

  1. Në se keni dëmtuar sytë dhe që prej asaj dite shikimi juaj vjen gjithmonë duke u keqësuar duhet domosdo t’i telefononi doktorit tuaj sepse mendohet që keni një dëmtim serioz të syve. Në se nuk e keni të dëmtuar pamjen, fillimisht mund të mendohet ndonjë trup i huaj mbetur në sy (Foreign Body in the eye), e cila fillimisht mund të mendohet për tu hequr me larjen e syve me ujë të rrjedhshëm. Në se ju ka rënë lëndë kimike në sy fillimisht duhen larë sytë me ujë të rrjedhshëm dhe ndërkaq urgjentisht duhet të mendoni për të shkuar në spital.
  2. Nëse keni dhimbje të syve dhe shikimi bëhet i mjegulluar ju mund të keni Acute Glaucoma ose Uveitis. Në këtë rast duhet t’i telefononi menjëherë mjekut tuaj.
  3. Në se keni dhimbje të syve por shikimi nuk duket të jetë prishur dhe qepalla e poshtme duket si e futur përbrenda atëherë ju mund të keni Entropion dhe në rast se qepalla është se e dalë përjashta atëherë ju mund të keni Ectropion. Sidoqoftë në të dyja rastet këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj.
  4. Në se keni dhimbje të syve dhe krahas kësaj keni skuqje dhe përlotje të tyre ju mund të keni dhimbjen e kokës që afron me migrenën (Cluster Headaches).
  5. Në se ndjeni sikur keni ndjenjën e rërës në sy, skuqje, përlotje dhe glepa në sytë, ju mund të keni Conjunctivitis që shkaktohet nga ndonjë infeksion apo alergji.
  6. Në se ndjeni sikur keni rërë në sy por nuk keni përlotje dhe glepa ju mund të keni Keratoconjunctivitis siça.
  7. Në se keni të kruara, acarim dhe glepa në buzët e qepallave të syve, mund të keni Blepharitis.
  8. Në se keni një xhungë të kuqe në buzët e qepallave të syve mund të keni byc që është një infeksion i rrënjës së qerpikut ose Chalazion që është një infeksion i gjëndrës së qepallave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here