Mourinho: Arsenali, favorit për titull

0
150

 

 

Besoni ose jo, Jose Mourinho thotë se po të kishte mundësi, do t’i transferonte tek Çelsi të gjithë lojtarët e Arsenalit. Çelsi e mposhti Arsenalin me rezultat 2:0 në “Stamford Bridge” javën e katërt të Premier Ligës. Por, edhe pse i mundi, strategu portugez thotë se po të kishte mundësi, do t’i transferonte tek Çelsi të gjithë lojtarët e Arsenalit. Ai mendon se Arsen Wenger ka ekip për t’u shpallur kampion. “Më pëlqen çdo lojtar nga Arsenali. Unë po ju them, nëse ndonjëri nga lojtarët e tyre është i lirë dhe ata nuk e duan, ne do t’i transferojmë të gjithë”, – ka deklaruar ish-trajneri i Interit dhe Realit. “Unë mendoj se Arsenali ka skuadër për të qenë kampion”, – ka theksuar Mourinho. Arsenali nuk e ka fituar titullin në Premier Ligë që nga sezonin 2003-2004.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here