ISIS në krizë apo provokues?!

0
135

 

 

Lufta e hapur e Shteti Islamik tashmë drejtuar shteteve si Kina dhe Norvegjia duket shumë e ashpër. ISIS në revistën e tyre online “Dabiq” postojnë fotot e pengjeve të tyre, norvegjezi nga Osloja, 48 vjeç, i njohur si Ole Johan Grimsgaard-Ofstad, dhe një 50-vjeçar nga Pekini i Kinës, i njohur si Fan Jinghui. Në faqen e revistës pengjet janë të veshur me të verdha, ku në to shkruhet puna që bëjnë dhe adresa e tyre, gjithashtu është publikuar edhe një haraç, i kërkuar nga terroristët përkundrejt shteteve përkatëse të pengjeve. Po ashtu, ajo që duan të theksojnë është e shkruar poshtë fotove të secilit: “I braktisur nga qeveria e tij, e cila nuk bëri asgjë për lirinë e tyre”. Në këtë mënyrë u janë drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë të dyja shteteve.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kryeministres norvegjeze, Erna Solberg, në një konferencë për media, ku tha: “Rrëmbyesit kanë kontaktuar disa herë, duke na kërkuar një pagesë dhe qeveria ka vendosur të mos e paguajë”. Por për sa i përket jetës së shtetasit të saj ajo tha që është një çështje delikate dhe po bisedon me aleatët e saj, pasi Ole Johan Grimsgaard-Ofstad është marrë peng në muajin janar. Në radhët e qeverisë kineze nuk ka pasur asnjë reagim

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here