Shërbim për bizneset / Hyjnë në fuqi rregullat e reja për TVSH-në, ja risitë  

0
164

 

 

ministria e financaveLigji i për rimbursimin e TVSH-së mund të zbatohet, pasi tani kanë hyrë në fuqi edhe aktet nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e tij. Fjala është për një udhëzim të ri, që Ministria e Financave ka lëshuar për zbatim këto ditë. Ndër të tjera, njoftohet se krijohet Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së dhe lehtësohen procedurat e rimbursimit për biznesin.

 

Ja udhëzimi i publikuar me shkurtime:

 

PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 6, DATË 30.1.2015, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

 

Ministri i Financave

UDHËZON:

 

Neni 1

Në pikën 3, të nenit 48, “Eksporte”, kudo në përmbajtje, togfjalëshi “Drejtoria Rajonale Tatimore”, zëvendësohet me “Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.

 

Neni 2

Në neni 49, “Procedura e rimbursimit për mallrat në bagazhin personal të udhëtarit”, bëhen ndryshimet e mëposhtme: Në paragrafin e parafundit, togfjalëshi “Drejtorisë Rajonale Tatimore” zëvendësohet me togfjalëshin “Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”. Sfond i bardhë Simboli me ngjyrë të bardhë e të zezë Përmasat 55×65 mm Fletorja Zyrtare Viti 2015 – Numri 156 Faqe|11220 Në germën “b”, të pikës 5, togfjalëshi “90 ditë kalendarike” zëvendësohet me togfjalëshin “3 muaj”.

 

……….

 

Neni 4

Neni 63, “Rimbursimi për marrëveshjet financiare” ndryshon si më poshtë: “Në rastet e parashikuara në pikën 2, të nenit 77 të ligjit, nëse kërkesa për rimbursim është bërë në kuadër të marrëveshjeve financiare të ratifikuara nga Kuvendi ose në kuadër të marrëveshjeve të granteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, në të cilat parashikohet mospërdorimi i burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, tatimi mbi vlerën e shtuar i paguar u rimbursohet financuesve të huaj nëpërmjet sistemit të thesarit brenda 30 ditëve, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Rimbursimi i kryer për këto raste nuk i nënshtrohet analizës së riskut dhe kontrolli tatimor për rimbursimin e kryer nuk është i detyrueshëm përpara rimbursimit. Çdo procedurë për rimbursimin apo për financimin e TVSH-së për rastet e mëposhtme, pavarësisht nëse kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo financohen sipas procedurave të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 509, datë 12.8.1996, nga përfituesi vendës, do të përfundojë brenda 30 ditëve, përfshirë edhe rimbursimin e shumave nga strukturat përgjegjëse të Thesarit.

  1. Kur pavarësisht përjashtimit, TVSH-ja përballohet (paguhet) direkt nga donatori:
  2. a) Kur projekti realizohet (zbatohet) nga vetë njësia zbatuese Njësia zbatuese e projektit për qëllime të rimbursimit të TVSH-së duhet të pajiset me NIPT (certifikatë regjistrimi) në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse dhe të dorëzojë deklaratën e TVSH-së në përputhje me ligjin. Njësia zbatuese e projektit çregjistrohet në përfundim të afatit të projektit. TVSH-ja mbulohet (përballohet) direkt nga njësia zbatuese e donatorit apo e projektit në Shqipëri si për blerjet brenda vendit, ashtu dhe për importet, njësia paraqet në Drejtorinë e Rimbursimit të TVSH-së në DPT, dokumentacionin e mëposhtëm:
  3. Kërkesën për rimbursim, ku theksohet shuma e rimbursimit që kërkohet, veprimtaria e kryer, arsyet për rimbursim etj.
  4. Kopjen në shqip të noterizuar të marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose të marrëveshjes së miratuar nga qeveria. Kontrata e projektit, e hartuar në kuadër të marrëveshjes, duhet të përmbajë emërtimin e projektit apo të projekteve, shumën totale për secilin prej tyre, afatin kohor të fillimit e të përfundimit të projektit. Kopja e kontratës shoqërohet edhe me listën (emrin dhe mbiemrin) e përfaqësuesve zyrtarë të çdo projekti.
  5. Deklaratat e TVSH-së, teprica kreditore e mbartur e të cilave duhet të jetë e barabartë me shumën e TVSH-së që kërkohet të rimbursohet.
  6. Faturat origjinale të blerjes (në rastin e blerjeve brenda vendit) dhe deklaratat origjinale doganore (për rastet e importeve). Si faturat, ashtu dhe deklaratat doganore të importit, duhet të përmbajnë në mënyrë shumë të dukshme shënimin “Blerja/importi bëhet në kuadrin e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose të miratuar nga Këshilli i Ministrave, me nr. __, datë __. __. 20__ dhe për qëllimet e përcaktuara në këtë marrëveshje”. Ky shënim do të bëhet nga përfaqësuesi zyrtar i njësisë së zbatimit të projektit, i njohur nga drejtoria rajonale e tatimeve, në bazë të listës së mësipërme, i cili veç kësaj duhet të shënojë në faturë edhe emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e tij.
  7. b) Kur projekti realizohet nga sipërmarrës të kontraktuar nga njësia zbatuese Në këtë rast, në kuadër të zbatimit të projektit, është shoqëria sipërmarrëse e punimeve, e cila për zbatimin e projektit sipas kontratës zbaton TVSH-në mbi vlerën e punimeve, shërbimeve apo furnizimit të mallrave të kryer. Shoqëria sipërmarrëse nga TVSH-ja e faturuar zbret TVSH-në e paguar në blerjet që ka bërë për këtë qëllim, të përballuar nga vetë ajo dhe diferenca përfaqëson TVSH-në e pagueshme nga kjo shoqëri, TVSH-ja, e cila deklarohet dhe paguhet sipas ligjit. Faturën origjinale të shitjes, së bashku me situacionin e punimeve, shoqëria sipërmarrëse e punimeve ia paraqet njësisë zbatuese të projektit. Njësia zbatuese e projektit, për qëllime të rimbursimit të TVSH-së, duhet të pajiset me NIPT (certifikatë regjistrimi) në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse dhe të dorëzojë deklaratën e TVSH-së në përputhje me ligjin. Njësia zbatuese e projektit çregjistrohet në përfundim të afatit të projektit.

Njësia zbatuese e projektit paraqet në Drejtorinë e Rimbursimit të TVSH-së në DPT dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesën për rimbursim, ku theksohet shuma e rimbursimit që kërkohet, veprimtaria e kryer, arsyet për rimbursim etj.
2. Kopjen në shqip të noterizuar të marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose të marrëveshjes së miratuar nga qeveria. Kontrata e projektit, e hartuar në kuadër të marrëveshjes, duhet të përmbajë emërtimin e projektit apo të projekteve, shumën totale për secilin prej tyre, afatin kohor të fillimit e të përfundimit të projektit. Kopja e kontratës shoqërohet edhe me listën (emrin dhe mbiemrin) e përfaqësuesve zyrtarë të çdo projekti.
3. Deklaratat e TVSH-së, teprica kreditore e mbartur e të cilave duhet të jetë e barabartë me shumën e TVSH-së që kërkohet të rimbursohet.
4. Faturat origjinale të blerjes (në rastin e blerjeve brenda vendit) dhe deklaratat origjinale doganore (për rastet e importeve).

Si faturat, ashtu dhe deklaratat doganore të importit, duhet të përmbajnë në mënyrë shumë të dukshme shënimin “Blerja/importi bëhet në kuadrin e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend ose të miratuar nga Këshilli i Ministrave me nr. __, datë __. __. 20__ dhe për qëllimet e përcaktuara në këtë marrëveshje”. Ky shënim do të bëhet nga përfaqësuesi zyrtar i njësisë së zbatimit të projektit, i njohur nga drejtoria rajonale e tatimeve, në bazë të listës së mësipërme, i cili veç kësaj duhet të shënojë në faturë edhe emrin, mbiemrin dhe nënshkrimin e tij.

  1. TVSH-ja përballohet nga përfituesi vendës i projektit si kosto lokale Kryerja e punimeve, furnizimi i mallrave apo i shërbimeve për zbatimin e projekteve do të ngarkohet kurdoherë me TVSH-në, e cila në çdo rast do të paguhet nga shoqëria sipërmarrëse e kontraktuar për zbatimin e projektit. Por kjo TVSH do t’i jepet atij përkundrejt paraqitjes së faturës (situacionit) me TVSH-në nga burime të brendshme të financuara nga kosto lokale sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 509, datë 12.8.1996. Kështu, kur donatori nuk merr përsipër të përballojë pagesën e TVSH-së, do të veprohet në përputhje me VKM-në nr. 509, datë 12.8.1996. Në bazë të këtij vendimi, TVSH-ja financohet nga përfituesi apo investitori vendës i projektit dhe paguhet nga shoqëria sipërmarrëse e punimeve për zbatimin e projektit. Tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e materialeve ushtarake për Forcat e Armatosura, të dhuruara nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s apo partnerët, paguhet si kosto lokale nga Ministria e Mbrojtjes.

……

 

Neni 6

  1. Kërkesa për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura para datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, do të vazhdojnë të trajtohen nga drejtoritë rajonale tatimore. 2. Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, të paraqitura në bazë të këtij udhëzimi, do të trajtohen nga Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave dhe Kontabilitetit, deri në krijimin e Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

MINISTRI I FINANCAVE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here