Krim në Berat / Sherri për vijën e ujit, qëllohet për vdekje 28-vjeçari, autori kapet pas 8 orësh rrethim

0
204

 

per faqen 2, shkrimi kryesor (1)Një grindje e ndodhur mes dy të rinjve në Vërtop ka bërë që Fatmir Bregu, 34 vjeç, banues në fshatin Lybesh, ka qëlluar me armë zjarri 28-vjeçarin Namik Gjika, i cili kishte ikur nga fshati dhe jetonte në Lushnjë

 

Konflikti për një vijë uji i ka kushtuar jetën një 28­vjeçari në Berat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8:00 në fshatin Lybesh, ku 28­vjeçari Namik Gjika është qëlluar me kallashnikov nga një bashkëfshatar, me të cilin ishte konfliktuar për një vijë uji. Sipas policisë, autori i ngjarjes është 34­vjeçari Fatmir Bregu, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së krimit. Ndërkaq, policia e Beratit dhe forcat RENEA arritën ta lokalizonin dhe rrethonin zonën ku qëndronte i fshehur autori i vrasjes. Por kapja e tij u bë e mundur vetëm në orën 15:50 pas rreth 8 orësh negociata. Kjo, pasi 34­vjeçari Bregu këmbëngulte se nuk do të dorëzohej dhe se do të vriste veten. Momentet e para pas arrestimit autori ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë bashkëfshatarin, porse gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Vrasja

Një grindje e ndodhur mes dy të rinjve ka regjistruar një të vdekur në një fshat të Komunës Vërtop, bashkuar tashmë me Bashkinë e Poliçanit. Pas një konflikti për motive të dobëta, Fatmir Bregu, 34 vjeç, banues në fshatin Lybesh, mësohet se ka qëlluar me armë zjarri 28-vjeçarin Namik Gjika, larguar nga fshati vitet e fundit drejt qytetit të Lushnjes. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, shumë pranë një lokali në qendër të fshatit. Autori dhe viktima mësohet se janë grindur me njëri-tjetrin për shkak të një vije uji. Viktima, mësohet se i kish kërkuar ish bashkëfshatarit që të vadiste tokat e tij, pasi do të largohej drejt qytetit ku jetonte. Por, ky i fundit nuk ka pranuar që vija e ujit të kalonte fillimisht në tokat e Gjikës. Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre ka nisur sherri, gjatë të cilit 34 vjeçari ka shkuar në banesë dhe është rikthyer me një armë automatike dhe ka qëlluar Gjikën, duke e lënë të vdekur në vend. Pa mundur të marr as ndihmën e parë shëndetësore Gjika ka gjetur vdekjen, ndërkohë që trupi i pajetë u përcoll drejt spitalit rajonal të Beratit për hetime të mëtejshme.

 

Arrestimi

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet rreth ngjarjes, ku u bë i mundur dhe identifikimi i autorit. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit deklaroi se ka bllokuar të gjitha rrugët e fshatit, vendosi postblloqe për të bërë të mundur ndalimin e autorit. Policia arriti të lokalizojë dhe të rrethojë zonën ku qëndron i fshehur autori i vrasjes së 28 vjeçarit Fatmir Bregu. Policia e Beratit dhe forcat RENEA ndodhen në ne zonën Lybesh dhe Fushë-Peshtan dhe po negociojnë në telefon me autorin me qëllim dorëzimin e tij. Sipas njoftimit të bluve të Beratit deri më tani ai nuk ka pranuar dhe nuk është bindur të dorëzohet duke kërcënuar se do të vetëvritet. Por rreth orës 15:30 minuta 34-vjeçari Bregu është dorëzuar pas negociatave të efektivëve të policisë të cilët e kishin rrethuar atë. Negociata kanë zgjatur për mbi 6 orë.

 

 

Pranga lushnjarit, kishte mbjellë 300 rrënjë kanabis në serë

 

Kultivimi i kanabisit duket se nuk njeh kufij në vendin tonë. Përveç zonave malore apo pranë përrenjve, tashmë kanabisi duket se kultivohet edhe në serë. Policia e Lushnjës njofton zyrtarisht se janë asgjësuar 300 bimë narkotike të kultivuara në një serë në fshatin Ballagat, Lushnjë dhe është vënë në pranga 63­vjeçari Mersin Sharka. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2.2 kg lëndë narkotike marijuanë. Policia sqaron se nga informacionet e mara u ushtrua kontroll në serën në pronësi të tij, ku u gjetën të mbjella 300 bimë narkotike kanabis, me gjatësi nga 20 cm deri ne 2.7 m, të cilat u asgjësuan me djegie. Po kështu nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij u gjetën të varura për tharje bimë narkotike kanabis e thatë, e cila pas peshimit, rezultoi se kishte peshë 2 kg e 285 gra.

 

Përplaset nga një makinë, humb jetën drejtuesi i motorit

 

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fieri, ku ka mbetur i vdekur një person. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, aksidenti ndodhi tek Qafa e Koshovicës, ku një makinë u përplas më një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Agim Hoxha. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia si dhe ambulanca, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi. Blutë kanë kryer veprimet hetimore dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti dhe identifikimin e drejtuesit të makinës.

 

 

Babai bashkë me djalin rrahin dhe qëllojnë me gërshërë xhaxhain

 

Një 66-vjeçar nga Vlora është dhunuar barbarisht nga vëllai i tij dhe nipi të cilët e kanë goditur dhe më një mjete prerëse dhe me mjete të forta. Mësohet se Musa Malaj, 55 vjeç, dhe djali i tij Edi Malaj të dy nga fshati Hoshtim kanë shkuar në banesën e 66-vjeçarit M. Malaj., vëllai i Musait. Palët kanë filluar një konflikt fizik të ashpër më njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit fizik, M. Malaj është goditur disa herë me mjet mprehës (gërshërë) në pjesën e brinjëve dhe është goditur gjithashtu me një levë hekuri në të gjithë trupin. I moshuari ka marrë dëmtime të ndryshme në trup dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Nëna e djali shkojnë në spital të helmuar, dhunoheshin nga kryefamiljari

 

Një grua së bashku me djalin e saj, të dy nga Elbasani kanë shkuar në spital ditën e djeshme dhe ishin të helmuar. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, bëhet fjalë për 50­vjeçaren me inicialet L. L. dhe djalin e saj 20 vjeç, B. L., të cilët dyshohet të kenë pirë ilaçe të ndryshme. Fqinjët e tyre deklarojnë se nënë e bir keqtrajtoheshin nga kryefamiljari, i ci8li është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ndërkaq, vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e konsumimit të ilaçeve nga dy personat e sipërpërmendur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here