Zënkë në familje, burri shtyn gruan dhe ajo humb jetën pas përplasjes në beton

0
137

 

skene-krimi Zia është hapur në familjen e Thoma Hajdinit në lagjen “1 Maj” në Levan, Fier, për nusen e vrarë në oborrin e shtëpisë. Rreth orës 15:00 të dy ditëve më parë, policia ishte njoftuar nga banorët se nusja e 22-vjeçarit Hajdini kishte ndërruar jetë. Si fillim varianti ishte: ajo ishte rrëzuar në oborrin e shtëpisë dhe kishte vdekur. Burime policore pohuan se në orën 12:00 të mesditës kishte ndodhur krimi. Në orën 15:00 janë njoftuar dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar oficerët e komisariatit të policisë Fier. Kjo, pasi atëherë ata ishin njoftuar nga familjarët. Më pas është kërkuar ndihmë nga specialistë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier që kanë shkuar në orën 20:30 të mbrëmjes së të martës.

 

Hetimet e policisë

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe disa orë më pas kanë arrestuar 22-vjeçarin Thoma Hajdini, bashkëshorti i viktimës Afërdita Telo, 17-vjeçares që vdiq në oborrin e shtëpisë. Pas ekspertizës së trupit në morgun e qytetit rezultoi se shkak i vdekjes, sipas komunikatës së policisë të bërë publike dje, ishte hematoma e shkaktuar nga goditja e kokës në tokë, pas shtytjes që i kishte bërë bashkëshorti. Nga ana tjetër, familjarë pohuan se çifti, autori dhe viktima, kanë qenë duke luajtur në dyshemenë e banesës së re në ndërtim e sipër. Thomai ka shtyrë pa dashje gruan, e cila ka rënë nga pllaka e betonit në tokë me kokë nga distancë 80 centimetra lartësi. Në shtëpinë e tyre, 24 orë pas krimit, është hapur zija, po vjehrra Razo Hajdini qan nusen e vdekur me dy fëmijë të mitur si dhe djalin e arrestuar. Dy vogëlushet, njëra 2 vjeçe e gjysmë dhe tjetra 8-muajshe, nuk kuptojnë ç’ka ndodhur. Nëna e tyre tani është vetëm në një foto në murin e banesës prej balte, ndërsa dha shpirt në betonin e një ndërtesës së lënë përgjysmë në oborrin e shtëpisë, aty ku ka ca rroba të zeza tani të ndera. Vendi ku ndodhi ngjarja është dyshemeja e katit të parë të godinës së shtëpisë që po ndërtonin mbi themelet.

 

Dëshmitarët

Fqinjët nuk duan të flasin, të afërmit të nxjerrin jashtë, nuk duan kamera, diçka fshehin, atë që fëmijët në rrugicën e tyre e thonë çiltër dhe të tronditur… “Eee ajo nusja që e vrau burri”. Trupi i pajetë i 17-vjeçares Afërdita Telo, nënë e dy vajzave të mitura, është marrë nga familjarët e saj në morgun e qytetit dhe është dërguar në Gjirokastër ku i është kryer edhe ceremonia mortore mesditën e djeshme. I mbetet prokurorisë së rrethit Fier që të hedhë dritë mbi këtë ngjarje ku viktima 17-vjeçare vdiq nga shtytja e bashkëshortit pa dashje duke luajtur apo bashkëshorti e ka goditur gruan duke i shkaktuar vdekjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here