83 mijë vota të pavlefshe, ekspertja e zgjedhjeve tregon ku gabuan partitë

0
104

Drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta, ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe numrin e lartë të votave, të cilat kanë dalë të pavlefshme.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, shprehet se identifikimi biometrik ishte një risi e re, teksa shton se presin se si do të reagojnë partitë politike, në mënyrë që kjo risi të zbatohet edhe në zgjedhjet e tjera.

“Pritshëmritë për zgjedhjet e 25 prillit ishin shumë të mëdha, për herë të parë kishim një identifikim biometrik. Ndoshta do ishte më mirë që të testohej më para dhe nuk do ishim përpara këtij fakti. Nga ana teknike ishte një gjë shumë  e sukesshme. Jemi kurioz se si do të reagojnë partitë politike në lidhje me këtë risi, që ne ta kemi këtë lloj garancie që një mënyrë e tillë të aplikohet edhe në zgjedhjet e tjera”.

Më tej, Meta thotë se qytetarët nuk u informuan sa duhet për fletët e votimit, dhe sipas saj kjo është një nga arsyet që ka pasur një numër kaq  të lartë të pavlefshmërisë së votave.

“Fleta e votimit ishte qershia mbi tortë, sepse për herë të parë votuesit shqiptarë zgjodhën edhe kandidatët. Votuesi nuk do të zgjidhte vetëm partinë, por edhe kandidatët. Ajo që nuk funksionoi në syrin tonë si vëzhgues, është se nuk iu la shumë kohë që votuesit të njiheshin me fletën.  Duhet një analizë e thellë, në lidhje me fletët e pavlefshme të votimit.”

Meta shprehet se duhet bërë një analizë se përse ka dalë një numër kaq i lartë votash të pavlefshme.

“Janë 83 mijë vota të pavlefshme. Ka qenë shumë e lartë pjesa kur njerëzit, kanë zgjedhur një parti, por nga ana tjetër kanë votuar për një kandidat tjetër, kjo vlen për t’u parë nëse ka qenë e qëllimshme apo teknike. Duhet bërë një analizë se çfarë ka ndodhur me votën e qytetarëve që dolën te pavlefshme.”

Ajo shton se fushata që bënë partitë politike ishte pabarabartë me kandidatët, pasi siap saj votuesve iu bë ftesa që të hidhte votën vetëm për subjektin politik.

“Fushata që bën partitë politike nuk ka qenë e barabartë përsa i përket subjektit dhe kandidatëve. Gjithë investimi ishte qe ftesa për votuesin ishte të votonin për subjektin. Nuk është ndalur asnjë moment që t’i tregojnë votuesit për fletën e votimit. “

Ajo theksoi se partitë duhet të informonin më tepër votuesit për mënyrën e votimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here