A janë votat e socialistëve shpresa e vetme për Lul Bashën?

0
130
Nga Armand Maho 

Eshtë ngritur një kakofoni mediatike dhe propagandistike, rreth regjistrimit të kandidatëve të komisionit të rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Zhurma kryesisht bëhet nga tellallët e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, por nuk kanë munguar dhe avokatët e së majtës që e kanë marrë nën sqetull.

Madje kanë shkuar deri aty sa të kërkojnë dhe moslejimin e Sali Berishës në fushatën që pritet të fillojë  më 19 shkurt.

Arsyetimi banal, se demokratët s’mund t’ja japin votat LSI nuk qëndron.

Ata që kandidojnë nën siglën e ‘Shtëpisë së Lirisë’, janë të djathtë 24 karatësh, dhe si të tillë janë njohur fushatë pas fushate, në ndryshim me individët anonim që ka paraqitur Basha.

Arsyeja se përse pjesa më e shëndoshë e PD-së vendosi të futet në garë  me drejtues LSI-në qëndron në faktin e thjeshtë, se vula që Basha e ruan jo vetëm me dryna, brava dhe dyer të blinduara, por dhe me policinë e Ramës, është në duart e atyre që kanë punuar dhe po punojnë për ta shkatërruar PD-në.

Natyrisht gjashtë kandidatët e përzgjedhur nga primaret e Partisë Demokratike  mund të futeshin edhe si kandidatë të pavarur, por problemi qëndron  tek komisionerët dhe  numëruesit.

Lukunia e mbështetësve të Bashës, por edhe segmentet e pushtetit do bënin çmos që ta pasqyronin selinë si faktor në zgjedhje, duke vjedhur votat e kandidatëve demokrat.

Pa komisioner dhe vetëm me vëzhguese do ishte e pamundur që të ruheshin votat.

Kjo është thjeshtë një strategji elektorale, që ka të bëjë më shumë me teknikalitetet që detyron kodi zgjedhor.

Prandaj të hedhësh në eter idenë se vota për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” na qenkërka votë për një parti me bosht të majtë, në rastin më të mirë është gomarllëk dhe në rastin më të keq makinacion për të çoroditur elektoratin, kryesisht për të demoralizuar ata që tashmë kanë kryer punë me Bashën dhe betejat e tij për “fitore”, dhe që përbëjnë dhe boshtin atyre që kërkojnë të rrëzojnë Ramën.

Të çakërdisur, e të trallisur se largqoftë na lë pendët Basha nga selia, kllounët  e tij, përveç aspektit qesharak në këtë mesele, e dinë fort mirë se këto pak bashki, jo vetëm që do i humbin, por do nxjerrin zbuluar dhe mbështetjen që ata kanë realisht.

Jo më kot, takimet e tyre përngjajnë si  mbledhje vakie, dhe kandidatët i prezanton kush të mundë vetëm administratori i selisë jo.

Jo më kot Rama po kërkon t’i lerë terren, për të marrë ç’të mundin, megjithëse dihet tashmë.

Për Bashën dhe të shënojë gol me portë bosh është një mision i pamundur.

Në këto kushte, taborit të bravave si ka mbetur tjetër vetëm se të shpresojnë tek ndonjë dashamirësi e Ramës që ti lëshojë vota të majta për kandidatët e tyre.

Kjo ka pak gjasa të ndodhë. Rama  e di fort mirë se në këto kushte, do rrezikonte shumë.

Pavarësisht atyre që thotë, ai e njeh fort mirë se çfarë makine elektorale është Sali Berisha dhe ata që e përkrahin.

Në rast se do i bënte thirrje elektoratit të tij të votojnë  Bashën, siç po qarkullon një ide së fundmi, ka rrezik që të humbë keqaz , madje do i përkeqësonte akoma më keq punët për partnerin e tij në opozitë.

Nga ana tjetër, dhe strukturat e tij do i vinte në vështirësi duke i udhëzuar që të bëjnë thirrje në elektorat për kandidatët e selisë.

I vetmi element që e karakterizon administratorin e selisë, është fakti se ai nuk di të suprizojë.

Në këto kushte parashikimi për të është gjëja më e lehtë që mund të bëhet.

Pra më datë shtatë mars, Luli Basha do dalë sërish dhe do thotë se fajin që doli forcë e tretë apo katërt në zgjedhje e kishte “Trekëndëshi Bermudës”.

Se demokratët janë më të bashkuar se kurrë rreth tij, apo se beteja e tij sapo ka filluar dhe nuk ikën nga ai post pa rrëzuar Edi Ramën. Më qesharak se kaq, ska si bëhet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here