Shqipëri-Serbi nuk luhet në Shkodër, por në Elbasan

0
169

serbi shqiperi Ndeshja Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, siç ishte planifikuar, por në “Elbasan Arena”. Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016 do të zhvillohet më 8 tetor 2015 dhe ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili tashmë ka nisur edhe rikonstruksionin. Por dje, FSHF informoi se kombëtarja serbe do të pritet në stadiumin e Elbasanit. “Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore të Kampionatit Evropian “Francë 2016” që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium ku luhet për herë të parë”, – thuhet në deklaratën e bërë publike dje. “Stadiumi “Elbasan Arena” ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare”, – vijon deklarata. “Federata Shqiptare e Futbollit mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s duke pasur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqet që dihen. Për këtë arsye ajo vendosi që takimi Shqipëri-Serbi ta organizojë në “Elbasan-Arena””, – nënvizon më tej deklarata. Ndërkohë, FSHF informon se do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër për të përuruar stadiumin e rikonstruktuar. FSHF ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese, duke siguruar plotësisht ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here