Info/kult/ Studentë nga Evropa realizojnë një dokumentar për Shqipërinë

0
134

filmiDo të vizitohet gjithçka, nga malet e larta tek bunkerët, nga vendet e qeta në vendet e zhurmshme. “Nga na erdhi frymëzimi? Nga libri “PSE” i shkrimtarit shqiptar Sterjo Spase”, – shprehet regjisori, i cili është një student shqiptar. Shqipëria do të jetë në fokus të një dokumentari që do të realizohet nga një grup studentësh të huaj dhe shqiptarë nën regjinë e Boris Shehu, një student shqiptar. Në një video të shpërndarë në “Youtube”, të rinjtë kanë bërë një prezantim të shkurtër për veten dhe kanë kërkuar ndihma monetare për ta realizuar dokumentarin. Ky i fundit do të trajtojë problematika aktuale në Shqipëri, të para nga sytë e një cifti shqiptar. Ata do të udhëtojnë 21 ditë për të eksploruar kulturën shqiptare dhe historinë. Do të vizitojnë qytete shqiptare me rëndësi politike kulturore, historike për të treguar kështu sesa shumë ka evoluar një vend kaq i vogël deri më tani. Do të vizitohet gjithçka, nga malet e larta tek bunkerët, nga vendet e qeta në vendet e zhurmshme. “Nga na erdhi frymëzimi? Nga libri PSE i shkrimtarit shqiptar Sterjo Spase”, – shprehet regjisori, i cili është një student shqiptar.

Regjisori Borin Shehu, ka shkruar një histori të shkurtër surrealiste rreth një çifti të ri që ka ngecur në një qytet kaotik, të paparashikueshëm që ndryshon nga dita në ditë, një vend ku e shkuara takohet me të ardhmen. Ideja kryesore që paraqet regjisori është ajo e arratisjes, duke e lidhur këtë me emigrimin masiv që ka përjetuar Shqipëria që prej kohës së komunizmit.

 

Filmi “Park” merr çmimin për projektin premtues në Karlovy Vary

Juria e ka quajtur filmin si një projekt i cili merret me gjeneratën e re, të tradhtuar nga regjimi dhe të privuar nga ardhmëria e duhur. Dimitris dhe Anna janë dy personazhet kryesore të filmit, që merren me sport dhe hasin në plot vështirësi. Filmi grek “Park” ka marrë çmimin për projektin filmik më premtues në Karlovy Vary Film Festival. Filmi debutues i shkruar dhe me regji të Sofia Exarchou ka marrë çmimin “Work in Progres” dhe 10 mijë eurot shpërblim që vijnë me këtë çmim. Filmi është zgjedhur në mesin e 15 projekteve finaliste. Juria e ka quajtur filmin si një projekt i cili merret me gjeneratën e re, të tradhtuar nga regjimi dhe të privuar nga ardhmëria e duhur. Dimitris dhe Anna janë dy personazhet kryesore të filmit, që merren me sport dhe hasin në plot vështirësi. Filmi pritet të lansohet vitin tjetër dhe aktualisht po kërkon partner nga Polonia. Sivjet në Karlovy Vary janë disa filma shqipfolës dhe me regjisorë shqiptarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here