Turistët çekë/ Grabiten, vriten e më pas hidhen në humnerë

0
159

tursitet cekeDy turistë çekë, Michal Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, që po udhëtonin me mjetin e tyre “Nissan” drejt Thethit, janë vrarë e më pas janë hedhur në greminë, pasi grabitësit e armatosur kanë qëlluar me kallashnikov dhe janë larguar nga vendngjarja më motoçikletë, natën e djeshme, në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Rënia në greminë  e mjetit krijoi alibinë se ishte një aksident automobilistik, por të shtënat e armëve që janë dëgjuar nga banorët  dhe këqyrja e vendngjarjes nga policia ku u gjetën tre gëzhoja kallashnikovi dhe një krehër fishekësh, mundësoi të kuptohej se bëhej fjalë për një grabitje të armatosur që përfundoi barbarisht më vrasjen e dy turistëve çeke.

Në aksionin policor janë përfshirë edhe FNSH-ja dhe RENEA, ndërkohë që sipas burimeve të policisë janë ndaluar 20 persona. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që mendohet se mund të jenë tre persona të përfshirë në këtë ngjarje mizore.

Vetëm 48 orë më parë, çifti çek kishte postuar në rrjetet sociale foto nga udhëtimi i tyre në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here