Replikat për 2 korrikun/ Rama: Basha do të kapërcejë gardhet e ambasadave. Basha: Do shkulim gardhin e pasigurisë

0
102

lul bashaKryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha shkëmbyen dje replika në distancë lidhur me përkujtimin e 2 korrikut, dita kur dhjetëra të rinj shqiptarë hynë në ambasada. Kryeministri Edi Rama ishte ai që hapi debatin pasi reagoi në “Facebook” pas mesazhit të urimit të Bashës në rrjetin social. “Duke lexuar përkujtimin e LB për hedhjen e njerëzve përtej gardheve të ambasadave m’u duk sikur i ka vajtur mendja te bëjë të njëjtën gjë:-)”, – shkruante Rama. I menjëhershëm ka qenë reagimi në “Facebook” i kreut të PD-së, i cili shkruan se gardhi i vetëm që duhet shkulur është ai i Shqipërisë së pasigurisë. “Në vend që të reflektojë për gjendjen e rëndë ku e ka sjellë vendin duke detyruar mijëra familje shqiptare të largohen çdo muaj në azil, Kryeministri i vendit harxhon të gjithë energjitë e tij duke sulmuar dhe përbaltur opozitën. Gardhi që duhet shkulur është ai mes Shqipërisë së pasigurisë dhe krizës ekonomike nga njëra ane dhe qeveritarëve arrogantë e të korruptuar që nuk u hyjnë më ne sy hallet e njerëzve të thjeshtë”, – shkruante Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here