Vazhdon debati në PD/ Murrizi i përgjigjet Topallit. Nuk hesht, jam shpirt i lirë, nuk ia kam falur shpirtin as PPSH-së e Sigurimit të Shtetit

0
155

Jetmir Olldashi

jozefina TopalliVazhdon debati mes palëve në PD. Myslim Murrizi, kryetar i Partisë Demokratike të Lushnjës, u është përgjigjur ekskluzivisht për “Standard” akuzave të përfolura nga media në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, i është drejtuar kryetarit Lulzim Basha se ka vënë kryetarët e degëve lokale për t’iu kundërvënë deklaratave të saj. Deputetja e PD-së dhe një nga figurat qendrore të kësaj partie në 15 vitet e fundit, në një status në profilin e saj në “Facebook” lëshoi një deklaratë të fortë, duke thënë se Partia Demokratike i humbi zgjedhjet dhe problemin PD duhet ta kërkonte edhe tek vetja e saj. “Ne nuk kemi fituar, dhe as kemi bere hap te madh perpara. Nese diferenca eshte ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vertet kemi shtuar vota, por kryesisht se Ashe ka humbur me shume se kemi shtuar ne. Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11% apo minus 169 mije vota. Ne kemi humbur ne shumicen absolute te bashkive. Harta eshte pothuaj krejt mavi dhe si pd kemi 20%, nderkohe si koalicion jemi me minus 482 mije vota. PD ka nje beteje te veshtire perpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja”. Ka qenë ky statusi i zonjës Topalli që duket se ka sjellë reagime zinxhirë të disa drejtuesve të degëve lokale të PD-së ku më të spikaturit kanë qenë Ramiz Çobaj i degës Shkodër dhe Myslim Murrizi, kreu i Lushnjës. Murrizi i është përgjigjur “flakë për flakë” duke thënë se analiza duhej e veçantë për çdo njësi vendore. “Ka disa dite pas mbarimit te zgjedhjeve qe po shoh ne tv disa individe ish zyrtare te PD qe kane mare revansh per se thati i themi ne myzeqaret. Me shum ngut po japin konkluzione dhe shum shpejt po gjejne fajtore”. Murrizi nëpërmjet deklaratës së tij ka sulmuar indirekt ish-nënkryetaren e selisë blu duke e thumbuar në distancë. “Kerkojne te kapen si i mbyturi pas fijes se flokut dhe duke na mare per analize votat e subjektit, nderkohe qe edhe me miopi ne politike e di qe ne zgjedhje mazhoritare vote politike eshte vota e KANDIDATIT dhe te gjithe kandidatet kane mare votat e qytetareve qe kane besuar tek PD dhe kryetari i saj z .Basha”. Postimet e zotit Murrizi dhe homologëve të tij kanë sjellë reagimin e zonjës Topalli. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ajo ka ngritur gishtin mbi kryetarin Basha, duke thënë se ai ka porositur sulmet kundër saj. “Kam folur ato që mendoj, PD i ka humbur zgjedhjet. Ti (kryetarit Basha), ke vendosur disa kryetarë degësh të me sulmojnë”. Ndërkohë, ndërhyrjet e deputetëve të tjerë dhe e kryetarit Basha e ka mbyllur momentalisht aty debatin duke thënë se mbledhja kishte tjetër qëllim. I kontaktuar nga “Standard” lidhur me deklaratat e zonjës Topalli, kreu i PD-së Lushnjë ka sqaruar qëndrimet e tij. Më poshtë po e botojmë të plotë deklaratën e zotit Murrizi për “Standard”.

 

Reagimi i plotë i zotit Myslim Murrizi, kryetar i PD Lushnjë

“E para un nuk jam deputet dhe nuk kam qene ne mbledhje te grupit keshtu qe nuk di gje çfare eshte folur aty dhe nuk kam asnje komunikim zyrtar per kete “shqetesim” te kujdo deputeti ne lidhje me publikimin qe kam bere un ne statusin tim. E dyta statusi im eshte publik dhe vazhdon te jete ne faqen time dhe nuk ka asnje emer te permendur dhe nuk di qe paska fantazues qe paskan kuptuar qe behet fjale per to. Dhe e fundit ne dhjetor te vitit 90 si ish student i levizjes studentore dhe sekretar i PD te insitutit bujqesor te asaj kohe kam mare pjese ne ate levizje per te vendosur ne shqiperi fjalen e lire dhe mendimin e lire e kur nuk kam pyetur ne ate kohe nuk kam pyetur as ne vitin 97 kur kam qene nje nga 16 deputetet qe kishte gjithsej PD se bashku me zj Topalli nuk kam ndermend te pyes njeri se çfare duhet te mendoj dhe çfare duhet te shpreh. Per here te fundit ne pune te shtetit kam qene maj 97 pra ne 25 vjet pluralizem se demokraci me vjen keq ta them te vetmen gje qe kam fituar me shumice eshte liria ime e te menduarit dhe e fjales. Kujt nuk i pelqen le te mos i lexoj e le te mos i degjoj. Un jam shpirt i lire se nuk ja kam pas falur ndonjehere shpirtin as PPSHas Sigurimit te shtetit dhe nuk mundet te me thote njeri hesht”. Deklarata e zotit Murrizi dhe paralajmërimi që ka bërë kreu i Durrësit Osman Stafa, pas fjalimeve në parlament të Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit pritet të sjellin përplasje të reja në selinë blu. Menjëherë pas fjalës së zotit Patozi në parlament disa agjenci lajmesh dhe faqe onlinë kanë shpërndarë me shpejtësi një foto të tij në kazino si një paralajmërim ose anatemim që i bëhet figurës së tij publike. Debati tashmë ka filluar palët janë rreshtuar ndërsa duket se në “shtëpinë e lirisë” nuk do të ketë pushime këtë verë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here