Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në Syri.tv ka komentuar kërkesën për verifikim që PD i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e Bashkisë Mallakastër Qerim Ismaialaj, duke thënë ndër të tjera se shpreson që Prokuroria të mos e zvarrisë këtë çështje, por të hetojë pa hezitim.
Gjata tha se dokumentet për personat e inkriminuar që Rama vendos në krye të punëve të vendit, vijnë nga jashtë.
Ndërkohë që Rama duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë të inkriminuarit që ka zgjedhur në parlament dhe në krye të bashkive, pa të cilët duket se nuk mbijeton dot në politikë.
Ndër të tjera Gjata ka folur edhe për kërkesat që Parlamenti çon në Komisionin e Venecias duke i cilësuar ato si qesharake.
‘Marrëdhënia e shtetit shqiptar me Komisionin e Veneciac është kthyer në qesharake. Pse e them këtë. Sepse sa kërkesa ka çuar Shqipëria nuk ka çuar e gjitha Evropa bashkë. Venecia nuk është gjykatë. Këtë e zgjidh Gjykata jonë Kushtetuese
Venecia nuk zgjidh çështje konkrete, merret me çështje parimore. Raporti i Kushtetutës sonë është në raport me konventat e Bashkimit Evropian. Venecia jep thjesht opinion shkencor, doktrinar, nuk ka as nivelin e Strasbuirgut, që gjobit. Jo si e bën Parlamenti jonë që për çdo çështje e çon në Venecia’-tha Gjata.