Hungaria i ngre murin Serbisë

0
149

Kufiri serbo-hungarezQeveria e Hungarisë ka marrë sot vendimin për ngritjen e murit të përkohshëm në brezin kufitar me Serbinë, me qëllimin për të ndalur valën e emigrantëve të paligjshëm që sa vjen e shtohet.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi se qeveria hungareze ka marrë vendimin për ngritjen e një rrethimi të përkohshëm në brezin kufitar me Serbinë, sa më shpejtë që të jetë e mundur, për të ndalur hyrjen e imigrantëve ilegalë në vend.

Sijarto tha se duhet të ndryshohen disa ligje para fillimit të ndërtimit të murit rrethues, edhe pse nuk ofroi detaje të mëtejshme se kur do të nisë ndërtimi i tij.

Ai u shpreh se ndërtimi i këtij muri nuk është një çështje që i përket marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, duke theksuar se marrëdhëniet mes Budapestit dhe Beogradit janë të mira.

“Gjatë këtij viti, kanë kaluar ilegalisht kufirin hungarez  mbi 61 mijë emigrantë të paligjshëm, thuajse të gjithë nga territori i Serbisë”, tha Sijarto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here