Blerja e banesave, më pak apartamente, më shumë në fshatra turistikë

0
160

Ervin Kaduku

 Blerja e banesave–   ­­Ja çmimet e shitjes së objekteve të banimit dhe zonat më të preferuara për të blerë shtëpi pushimi

Nga viti në vit kanë ndryshuar çmimet, preferenca lidhur me vendet, por edhe për natyrën e objektit, që shqiptarë, por edhe të huajt, dëshirojnë të blejnë për një apartament, vilë, garsonierë për të kaluar fundjavën dhe verën në bregdet.

Këtë vit, tendenca e shtëpive në bregdet është se çmimet për apartamente janë në tendencë rënëse. Ekspertët e tregut pohojnë rënie me 35% të kërkesës në zona si vija bregdetare e Durrësit, Golemi, Shkëmbi i Kavajës, ku çmimet janë më të ulëta dhe koha tani është ideale për ‘pazare’ për çmimin. Vlora vijon të mbetet me çmimet më të larta në apartamentet unike, ndonëse kërkesa është e njëjtë me vitin e shkuar

Ndërkohë, vëmendja po spostohet tek fshatrat turistikë. E udhëheq listën për nga kërkesa Gjiri i Lalëzit, ndjekur nga kompleksi i Qerretit, sidomos për banorët e Tiranës, pohojnë ekspertët. Sipas tyre, arsyet janë infrastruktura e mirë, hapësirat e gjelbra dhe siguria që shtyjnë qytetarët të bëjnë blerje të tilla. Projekte të reja të fshatrave turistikë po vijnë, duke ofruar kështu mundësi për blerje dhe pritet sërish një rritje interesi për to, e shoqëruar nga një rënie interesi për apartamentet unike dhe njëkohësisht një rënie e çmimit për to.

Zhvillimi i zgjedhjeve lokale këtë vit pritet të frenojë blerjet e shtëpive në bregdet dhe konsiderohet një ndër arsyet për rënien e kërkesës këtë vit, duke i shtuar kësaj liste edhe mungesën e të huajve që kanë ulur kërkesën.

Pra, kërkesat kanë qenë më mirë se sa viti i kaluar, por në drejtim të komplekseve turistike. Jo më pallatet që nuk ofrojnë infrastrukturë, parkim, roje, por fshatrat turistikë. Tek apartamentet, kërkesat kanë qenë shumë të ulëta, si në Durrës, Sarandë, Vlorë. Për sa i përket vijës bregdetare, edhe Shëngjini nuk ka qenë keq, por po në ritmet e viteve të kaluara, me shitje sporadike. Ky orientim i njerëzve drejt objekteve të sigurta ka bërë që kërkesa për apartamente në të gjitha zonat, në krahasim me vitin e shkuar, të ketë rënie, por rritja ka kërkesa për komplekset turistike, rreth 10% më tepër se sa vitin e kaluar.

Pra, kompleksi turistik është tërheqja e momentit, për nga infrastruktura që ofron, koeficienti i shfrytëzimit me shumë ambiente të gjelbëruara në to, e për nga siguria që ofrojnë.

 

Çmimet e tregut

Të blesh një objekt në Shëngjin kushton rreth 400-500 euro/m², ndërkohë që objekte banimi tek vija bregdetare e Durrësit, Shkëmbi i Kavajës, Golemi variojnë në 400, 450-500 euro/m².

Ndërsa fshatrat turistikë në nivelet ofrojnë çmime mbi 800-1.000 euro/m² në zonën e Qerretit, ndërsa Gjiri i Lalëzit edhe më lart: 900 – 1.200 euro/ m².

Ndërsa pjesa e Jugut shkon edhe më shtrenjtë se kaq: mbi 1.000 euro/m², variojnë 1.200-1.300 për komplekset. Këtu çmimet janë si më poshtë

 

Vlora: Mbi 800 euro/m²

Uji i Ftohtë: 450 – 700 euro/m²

Orikum – Radhimë: 650 – 1.000 euro/m²

Dhërmi: 800 – 1.000 euro/m²

Himara: 600 – 800 euro/m²

 

Kërkesa

Apartamentet në bregdet mund të konsiderohen si një pjesë e vjetër e dëshirave të shqiptarëve, të cilët në bumin e fillimviteve 2000, kërkonin të kishin një shtëpi të dytë pushimi, për sezonin veror. Tashmë interesi duket i zhvendosur drejt fshatrave turistikë, ku sipas ekspertëve, infrastruktura e mirë, hapësirat e gjelbra, siguria janë arsyet kryesore që apartamentet unike nuk janë më të dëshiruara, po përkundrazi, të gjithë po përpiqen t’i shesin. Por kërkesat për shtëpi në bregdet, duke filluar që nga Gjiri i Lalëzit, e deri në Jug, janë shumë të dobëta. E krahasuar me vitin e shkuar, ka një rënie 35% të shitjeve. Çmimet nuk kanë lëvizur, por tendenca është në ulje. Në rast se ka oferta për një apartament të caktuar, shitësi negocion për ulje çmimi. Në zonën e Durrësit, kryesisht duan të shesin objektin në pronësi, kërkesa për blerje thuajse është inekzistente. Një interesim pak më të lartë, ka në Jug, por sërish në nivele të dobëta. Fshatrat e Vlorës kanë qenë disi më të kërkuara këtë vit, të pakta kanë qenë kërkesat në Sarandë.

Mungesa e të huajve që kërkojnë të blejnë ka bërë që tendenca për kërkesën të vijë në ulje, por dhe fakti se është vit elektoral ka ndikimin e tij në përkeqësimin e situates në shitjet. Ndërtime të reja ka pasur, por kërkesat kanë qenë sporadike dhe shumë më të ulëta se në vitin 2014.

Kështu, viti 2015 nuk duket pozitiv për apartamentet e dyta në bregdet.

Në Durrës, çmimet variojnë në bazë të zonës së plazhit e afërsisë së pallatit me detin. Konkretisht, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, çmimet variojnë në 477 euro/m², në zonën e plazhit nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, çmimi mesatar shkon në 375 euro/m² në Golem 450 euro/m². Këto janë çmimet mesatare, por mund të gjesh apartamente që trajtohen nga agjentët tanë edhe nën çmimin e tregut. Çmimet për vilat e ndërtuara në fshatrat turistikë të Golemit, Qerretit, variojnë te 900 euro/m². Një nga zonat më të preferuara nga kosovarët është Durrësi, nga Shkëmbi i Kavajës dhe duke u shtrirë deri në Golem. Në këtë zonë, vitet e fundit është ngritur një numër i madh pallatesh të reja shumëkatëshe dhe kjo ka ndikuar që edhe oferta të jetë e lartë. Vitin e fundit shumë pallate janë hipotekuar, duke sjellë për pasojë që blerësit të ndihen më të sigurt në blerjen që realizojnë. Preferohen shumë apartamentet me pamje nga deti, por edhe për apartamentet që janë më afër nga rruga ka kërkesa, duke qenë se çmimi i tyre është pak më i ulët në krahasim me ato në vijë të parë.

Kursë në Vlorë kërkesat janë kryesisht në zonën afër Portit të Vlorës dhe sheshit “Pavarësia”, në rezidencat e reja përgjatë vijës bregdetare në lagjen Uji i Ftohtë, në Radhimë, Orikum, Dhërmi, si dhe Himarë e Sarandë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here