Ndodh edhe kjo/ Ina humbi gishtat, kurse Rama i bën një dhuratë absurde…

0
158

Një 24-vjeçare, efektive policie humbi gishtat teksa një kapsolle e hedhur nga protestuesit e Unazës së Re i ra në dorë, duke e plagosur

Kryeministri Edi Rama e ka vizituar në spital, ku i ka thënë se do ta dërgojë në Stamboll, por dhe i ka dërguar një dhuratë Ina Nukës.

Ai ka postuar në Instagram foton ku shihet pranë Inës, ndërkohë ajo që bie në sy është dhurata e kryeministrit.

Është pikërisht një iPhone XS. Diçka materiale, në një moment të tillë për Inën.

Ja çfare shkruan bashkëngjitur postit:

Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty.

A ishte e nevojshme një dhuratë e tillë në këto momente? Ju si mendoni?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here