Lefteri Luzi, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) ka votuar sapo janë hapur kutitë, në Qendrën e Votimit pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë. Ajo ka përfituar nga rasti të japë mesazhin personal dhe të institucionit që përfaqëson, për procesin e zgjedhjeve që sipas saj është “testi i radhës për Shqipërinë”:
“Ju bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të gjithë pranë qendrave të votimit sepse këto zgjedhje janë testi i radhës së Shqipërisë. U bëj thirrje dhe grave të cilat duhet të jenë sot pjesë e votimit edhe për një arsye më shumë për shkak se përfaqësimi i tyre në këshillat bashkiak do jenë 50%. U bëj thirrje edhe votuesve për herë të parë që kësaj radhe do jenë pjesë e procesit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, deklaroi Luzi.