Tepelenë/ Pezullohet votimi, shkak gabimi në fletën e votimit

0
43

Kuti Votimi 2Pezullohet procesi i votimit në të 29 qendrat e votimit të Bashkisë së Tepelenës, për shkak se është shtypur gabim fleta e votimit. Kandidati i mazhorancës dhe ai i opozitës kanë të njëjtin numër rendor në fletëvotim.

Në Tepelenë janë tre kandidatë që garojnë për kryetar bashkie: Dritan Memushi i pavarur, që e zyrtarisht ka numrin 1 në fletën e votimit; Veip Çela i APPD-së, që duhet të kishte numrin 3 dhe Tërmet Peçi i ASHE-së që duhet të kishte numrin 2.

Çështja po shqyrtohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të gjetur mundësitë e daljes nga ky ngërç zgjedhor i shkaktuar nga gabimi teknik në fletët e  votimit, në të 29 qendrat e votimit, në Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here