Në Pogradec/ Rama: Kandidati i demokratëve mashtrues e pehlivan, PD i ka marrë me qira për këto zgjedhje

0
121

Gëzim Saliu

rama pogradecKryeministri: Saliu është punë pa dinjitet dhe Basha është dinjitet pa punë. Kandidati i PD-së në Pogradec u thotë njerëzve më çoi Rama mesazh për ta votuar e pastaj ankohet tek kryetari se më kërcënuan socialistët

Aleanca për Shqipërinë Evropiane mbylli dje fushatën në Pogradec, ku Kryeministri Rama ashtu si edhe në takimet e tjera elektorale hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike si edhe ndaj kandidatit të opozitës në këtë Bashki. Sipas kreut të qeverisë, PD është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim të paditur e ndërsa nuk ngurroi ta cilësonte kandidatin Kapri si një “pehlivan” e “mashtrues”. “Po ç’janë këta njerëz që sjell PD-ja dhe ç’është ky hall që ka gjetur PD-në dhe neve me ta? Ka disa ditë po përpiqem që të shmang komentet për kandidatët e PD-së, por është pamundur. Shkoj në Sarandë, më thonë kandidati borizan, atë profesion ka. Shkoj në Konispol, çfarë pune bën kandidati i PD-së, saldator. Iki në Vlorë, jurist me kristal. Shkoj në Krujë, me shkollë të lartë pa shkollë fillore. Tani thashë e paska një me shkollë ky këtu, se ka mbaruar për ekonomik, po ky qenka komplet mashtrues. U thotë që unë jam me PS-në po sa të mbaroj zgjedhjet do vij me ju, ma jepni votën. Më vjen për të qarë ku ka përfunduar PD-ja. Është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim të paditur, duke me marrë përpara gjithfarësoj personazhe, në një fushatë që është më e turpshmja që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri”, – tha Kryeministri.

 

Takimi

Në fjalimin e tij në takimin elektoral të Pogradecit, ku prezantoi kandidaten e së majtës Diana Mile, Rama e përqendroi diskutimin tek akuzat ndaj kandidatit të djathtë. Duke iu referuar denoncimit të kandidatit të PD-së për një kërcënim ndaj tij, Rama tha se ishte ky i fundit që po “mashtron” qytetarët,duke u thënë sipas tij se ka mesazhe nga Kryeministri i vendit. “Si mund të dalë një demokrat në votime dhe të harrojë problemet që ka me rrugën, kopshtin, çerdhen e ta hedhë votën në lumë, në drejtim të paditur për të mbajtur me gajret Saliun apo atij që i çon mesazhe vetes me emrin tim dhe thotë më kërcënoi Kryeministri. Ky qenka pehlivan, bredh tel më tel e degë më degë. Pogradeci në 21 qershor do jetë i zjarrtë në përpjekjen qytetare për të investuar besimin maksimal tek Diana dhe ASHE; Zgjedhja jo mes një kandidati, por është midis një pelivani dhe një gruaje që ka treguar se di ta shohë qytetin me sytë e së ardhmes, se di të projektojë të ardhmen për qytetin, di të jetë njeriu juaj dhe me ju”. Më tej, Rama tha se në Pogradec, PD kanë marrë me qira kandidatin vetëm për muajt e fushatës. “Ai i ka partitë si shtëpi me qira. Ju demokratë nuk mund të jeni kaq të pandjeshëm dhe të verbër që të shkoni pas atij që ti bëhet qejfi Saliut dhe të marrë frymë SHQUP-i”, – theksoi ai. Ndërkaq akuzave të kreut të qeverisë nuk i “shpëtuan” as kreu i demokratëve Lulzim Basha si edhe ish-kryeministri Berisha. “Ky kandidati ka ngec këtu dhe thotë më jepni votën mua për punë e dinjitet. I moshuari në Himarë tha se Saliu është punë pa dinjitet, ndërsa ai tjetri që e drejton përkohësisht është dinjitet pa punë”, pohoi ai duke shtuar se vota e 21 qershorit ka rëndësi parësore për familjet dhe për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Zgjedhja e qytetarëve nuk duhet të vijë për flamurin më të bukur po kush është drejtimi ku do ta çojnë votën. Kjo është letra më me vlerë që ka një qytetar në demokraci, të votosh do të thotë të marrësh zgjidhje për hallet, problemet që ti ke”.

 

Ambasadorja e BE-së/ Vlahutin: Blerja e votës, kriminale, për kandidatët e inkriminuar nuk ka legjislacion

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin tha dje në një takim me studentët në qytetin e Shkodrës se blerja e votës është kriminale”. Sipas kryediplomates së BE-së në vend është e domosdoshme ekzistenca e provave për denoncimin e rasteve të blerjes së votës. “Blerja e votës është kriminale. Nuk është një gjë e sofistikuar por është thjeshtë një krim. Natyrisht që kjo duhet vërtetuar. Duhet të dini se nuk ka çmim që mund ta blejë votën, që mund të blejë lirinë e njerëzve sepse liria është gjëja më e çmuar që mund të ketë gjithsecili. Blerja e votës, presioni ndaj njerëzve, vendet e punës që ofrohen në këmbim të votave dhe votimi familjar janë ofenduese ndaj denonconi çdo rast. Flisni hapur për rastet kur keni fakte dhe që cenojnë ndjeshëm demokracinë. Nuk janë vetëm ata që kërkojnë të blejnë votat por edhe vetë disa qytetarë që kanë dëshirë ose mbase edhe ofrohen për ta shitur votën. Në këto dy pjesë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të denonconi çdo rast”, – tha Vlahutin. Nga ana tjetër ajo u tregua e kujdesshme kur foli për kandidatët e inkriminuar. “Ende nuk ka një legjislacion që të na tregojë qartë se kush mund të kandidojë në postet e zyrtarëve publikë e kush jo. Por mendoj se kjo më shumë se çdo gjë tjetër është një obligim personal ndaj njerëzve që ju i kërkoni votën”.

 

Kryeministri u “lidh duart” kryebashkiakëve: Deri në 31 dhjetor 2015 do varen nga qeveria

Qeveria u “lidh duart” kryebashkiakëve të rinj që do dalin nga zgjedhjet e reja vendore të 21 qershorit. Bashkitë e reja që do të krijohen pas zgjedhjeve për periudhën deri më 31 dhjetor do të varen nga qeveria në politikat që do të ndjekin, por edhe në menaxhimin e buxheteve të tyre. Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, zbardhi dje skenarin sipas së cilit do të veprohet me bashkitë e reja. Ndërkaq ai theksoi se një kompetencë që kryetarët e rinj të bashkive e fitojnë sapo marrin postin është ajo e largimeve nga puna dhe emërimeve të reja në administratën e tyre. “Bashkitë sot kanë buxhetet e tyre, që do të vazhdonin normalisht sikur të mos kishte ndodhur reforma. Edhe komunat kanë buxhetet e tyre. Në rast se gjatë procesit të bashkimit të bashkive dhe komunave do ketë vështirësi, buxheti i shtetit ka parashikuar një fond prej 20 mln dollarësh, të cilat do të shpërndahen për këtë gjë. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore do të bëjë propozimin përkatës dhe qeveria do të vendosë shpërndarjen e fondit në varësi të problematikës. Nuk do të lejohet as ulje taksash dhe as rritje taksash në momentin nga konstituimi dhe deri në dhjetor”, – tha Shkëmbi për “Ora News”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here