Berisha nga Brukseli/ Rama, një kryeministër i lidhur me krimin e organizuar, vrasësit dhe trafikantët

0
108

Jetmir Olldashi

berisha ne crans montanaLiderët e mazhorancës në Shqipëri i kanë sjellë përfaqësuesit e krimit në Parlament duke u dhënë mandatin e deputetit

Edi Rama është një kryeministër i lidhur me krimin e organizuar, me vrasësit dhe trafikantët. Liderët e mazhorancës në Shqipëri i kanë sjellë përfaqësuesit e krimit në Parlament, duke u dhënë mandatin e deputetit. Deklaratat e forta janë bërë nga ish-kryeministri Berisha në forumin ndërkombëtar të Krans Montanës. Zoti Berisha ishte ftuar të mbante një fjalim në një seancë lidhur me gjendjen në Evropën Juglindore. Në fjalimin e tij ai i njohu personalitetet pjesëmarrëse në këtë takim lidhur me gjendjen në Shqipëri, procesin e dekriminalizimit, lidhjet e mazhorancës së majtë me krimin e organizuar dhunimin e deputetëve në Sallën e kuvendit dhe çështjet rajonale. Në një postim në statusin e tij në Facebook, Berisha liston çështjet mbi të cilat ai e mbajti diskutimin e tij në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar. “Denoncova lidhjet e ngushta te Edi Ramës dhe pushtetareve te tjere te mazhorances me krimin e organizuar, vrasesit, trafikantet, pranine e tyre ne Parlament dhe te gjitha institucionet e kontrolluara nga mazhoranca aktuale”. Ish-kryeministri Berisha ka theksuar rolin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në marrëveshjen e dekriminalizimit të firmosur në 24 dhjetor nga pozita dhe opozita në Shqipëri. “Denoncova bllokimin e plote qe Edi Rama i beri procesit te dekriminalizimit dhe zbatimit te marreveshjes se firmosur midis opozites dhe pozites me ndermjetesimin e Parlamentit Europian, e mbeshtetur nga Komisioni Europian dhe vendet partnere. Ne fjalen time fola per vilat, pallatet e Edi Rames dhe qeveritarve te tjere, te cilet per te pushuar hetimin e tyre te nisur nga ILDKP shkarkuan ne kundershtim me Kushtetuten kryetaren e ketij institucioni”. Lideri historik i Partisë Demokratike ka folur dhe për situatën në parlament ku deputetët e majtë agresojnë herë pas here deputet e opozitës pas denoncimeve të këtyre të fundit për aferat korruptive të qeverisjes së majtë. “Gjithashtu njoha te pranishmit me dhunen ndaj opozites dhe fushaten antiparlament te Edi Rames vetem e vetem se opozita denoncon aty me fakte ne cdo seance lidhjet e rrezikshme me krimin dhe korrupsionin te qeveritarve aktual”. Ne Bruksel, ne Forumin e Krans Montanës zoti Berisha foli dhe për situatën në Maqedoni, dhe ngjarjet e fundit në Kumanovë. “Perballjet e nacionalizmave ne Maqedoni, thellimin e segregacionit dhe kanionit qe ndan maqedonasit nga shqiptaret, me gjithe progresin e rendesishem dhe te pamohueshem qe eshte bere ne zbatimin e marreveshjes se Ohrit. Duhet hetim i pavarur nderkombetar per terrorin shteteror ne Kumanove”. Si një politikan me përvojë të gjatë ish kryeministri Berisha ka përmendur dhe rrezikun e ndikimit rus ne Ballkan, vecanerisht marredheniet intensive midis Beogradit dhe Moskes. Gjatë fjalës së yotit Berisha të pranishëm në seancë ishin presidente, kryeministra, ministra nga vendet e rajonit dhe vende te tjera si dhe zyrtare te larte te NATO-s dhe Komisionit Europian. Forumi Crans Montanas është një aktivitet disa ditor me pjesëmarrjen e liderëve nga të gjitha vendet e Evropës dhe botës.

 

Rama, elozhe  Halim Kosovës

Standardet e dyfishta të Kryeministrit Rama për vlerësimet që jep për personazhet politike janë bërë objekt humori në rrjetet sociale. Sikundër ka deklaruar disa versione mbi Nanon dhe Metën kësaj here vërehet një standard i dyfishtë i Kryeministrit Rama me kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës Halim Kosova. Pavarësisht deklaratave se Kosova është i lodhur dhe retorikës së zakonshme që shoqëron Ramën së fundi është shfaqur një video ku ai (Rama) flet me zë dhe me figurë duke shprehur konsideratat më të larta për doktor Kosovën. Më poshtë po japim të plotë fjalët e Ramës për Halim Kosovën. “Për atë që ka bërë përtej profesionit të tij, duke ngritur një qendër për nënat e reja që është një shembull për të gjitha institucionet dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë pasiononte për foshnjet e braktisura. Dhe megjithëse nuk bëj pjesë tek ata që nuk thonë fjalë të keqe për arsyet e shërbimeve në familje. Unë dëshiroj ti shpreh të gjithë respektin dhe konsideratën time dhe nëpërmjet meje të gjithë atyre në bashkinë e Tiranës që kanë patur të bëjnë drejtpërdrejt me të”.

 

Nxehet fushata/ Kërcënohet për jetën e familjarëve kandidati i PD-së për Bashkinë e Pogradecit

Kërcënohet me jetën e tij ose ndonjë pjesëtar të familjes së tij kandidati i opozitës për kryebashkiak të Pogradecit Eduart Kapri. Nëpërmjet një mesazhi të mbërritur në telefonin e tij Kaprit i është kërkuar të tërhiqet nga gara për kryetar bashkie. “Hiq dorë brenda tre ditësh duke shpikur ndonjë arsye për motiv shëndetësor apo personal ndryshe një pjesëtar i familjes tënde do zhduket. Mos të shkoj mendja te policia se pasojat do të jenë të menjëhershme”, thuhet në mesazhin që i është dërguar Kaprit nga numri 069 21 42 957. Partia Demokratike akuzoi sot dyshen Rama Meta si autorë të këtij kërcënimi nëpërmjet kontingjenteve kriminal që operojnë për llogari të tyre. Nënkryetari i selisë blu Edi Paloka në një deklaratë për mediat bëri të ditur qëndrimin e forcës së tij politike. “Eduart Kapri garon përballë kandidatit të Ilir Metës. Ky kërcënim brutal, kriminal, i paprecedentë, vjen 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, në kohën kur të gjithë të dhënat flasin për një fitore të padiskutueshme të Eduart Kaprit në Pogradec. I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i mban ata të dy drejtpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë, njerëzve të tyre, dhe çdo demokrati e qytetari të përfshirë në këto zgjedhje.” Rama Meta po përdorin dorën e mafias për të zhdukur opozitën për të tërhequr opozitën nga zgjedhjet e 21 qershorit. “Pasi kanë dështuar në të gjitha premtimet e tyre, pasi vijnë në këto zgjedhje pa bilanc dhe pa ofertë, tani u ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. Dhe për këtë përdorin dorën mafioze për të kërcënuar dhe ushtruar presion.” Selia blu i ka kërkuar prokurorisë të reagojë me shpejtësi, të hetojë e të zbulojë autorin e porositësin e këtij kërcënimi e ta vërë atë para ligjit.

 

Koçias: Greqia propozon zgjidhje paketë të problemeve me Shqipërinë

Ministri i jashtëm grek, Nikos Koçias, ka deklaruar se ka ndërmend t’i propozojë palës shqiptare një zgjidhje paketë për gjithë problemet në marrëdhëniet dypalëshe. Sipas tij, zgjidhja do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve. Kotzias e ka bërë këtë deklaratë gjatë ligjëratës që mbajti në qendrën e studimeve europiane në Kolegjin Saint Antony’s College të Universitetit të Oksfordit. Një pjesë e mirë e ligjëratës me temë “Politika e jashtme greke në kohën e krizës”, u kushtohej marrëdhënieve të Greqisë me vendet fqinje. Marrëdhënie që mbartin jo pak problematika. “Me Shqipërinë në lidh një e kaluar e përbashkët e pasur, ëndrra dhe perspektiva të përbashkëta”, ka theksuar Kotzias dhe ka shtuar: “Ekzistojnë edhe shumë probleme nga e kaluara, por edhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit të vendit fqinj, si mos zbatimi i atyre për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, të drejtat e minoritetit grek”. Koçias ka vazhduar se “ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një zgjidhje paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve”. Sipas Koçias, zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni. Koçias planifikon të zhvillojë një turne rajonal në fund të këtij muaji, dhe një nga stacionet, siç ka thënë vetë, do të jetë edhe Tirana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here