Pse vrapimi është i mirë për shëndet!

0
162

1Vrapimi është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të lehta që në jetën tuaj të përfshini aktivitet të rregullt fizik. Nuk keni nevojë për pajisje të veçantë, anëtarësim apo kushte të veçanta, ndërsa përfitimet janë të shumëfishta. Edhe pse është një nga aktivitetet më të njohura, vrapimi tek shumë njerëz ka reputacion të keq, sepse ata besojnë se është shumë i mundimshëm për organizmin dhe se mundësia për lëndim është e madhe. Është i mirë për nyjat. Pavarësisht mundësisë së lëndimit, shkenca thotë se vrapimi në fakt është shumë i shëndetshëm për nyjat dhe këtë askush nuk mund ta mohojë. Ekzistojnë dëshmi shumë të qarta, të cilat thonë se vrapimi nuk mund të çojë në oseoartrit, përkundrazi. Është shumë efektiv për humbje të peshës. Vrapimi është mënyra më e popullarizuar, më e thjeshtë dhe më efektive për të djegur kalori. Vrapimi ju lejon të filloni me një ritëm të lehtë dhe ngadalë ta përshpejtoni atë në përputhje me ngritjen e formës. Edhe pse djeg kaloritë në mënyrë të shkëlqyeshme, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të keni kujdes për ushqimin që e hani.

 

Femrat kanë kujtesë më të mirë se meshkujt

Zonja, nëse bashkëshorti juaj harron që të blejë qumështin për të cilin e keni porositur, ose harron ditëlindjen tuaj, atëherë nuk është faji i tij. Kërkimet e fundit tregojnë se meshkujt nuk janë aq të mirë sa femrat në memorizimin e gjërave. Në studimin që janë përfshirë 100 femra dhe meshkuj nga mosha 15 deri në 40 vjeç, ka rezultuar se gjinia e bukur është më e kujdesshme për gjërat të cilat duhet t’i bëjnë në të ardhmen. Femrat, sipas studimit që e transmeton KJ, ishin më të zonja të kujtonin ato që kishin planifikuar të bënin, ndërsa meshkujt duket sikur nuk kishin qenë fare aty kur ju ishte dhënë porosia, pasi ata harronin të bënin atë që iu ishte thënë. Studiuesit britanikë dhe italianë të përfshirë në këtë studim nuk dinë të shpjegojnë se pse ndodh kjo. Kërkime të tjera kanë treguar se truri i meshkujve nga mosha 20 deri 40 vjeç nuk arrin të memorizojë shumë gjëra, ndërsa ky fenomen nuk ndodh te femrat. Por, meshkujt e kanë zgjidhjen, prandaj nuk shqetësohen shumë për këto të dhëna. Ata përdorin celularin ose bllokun me shënime për t’i kujtuar vetes se çfarë duhet të bëjnë.

 

Gjumë për shëndet të mire

Gjumi është shëndet. Vetëm fëmijët që flenë rregullisht mjaftë, zhvillohen fizikisht shëndetshëm, sepse pjesa më e madhe e rritjes së tyre zhvillohet në gjumë të thellë. Po ashtu zhvillimi i plotë i trurit bëhet posaçërisht në gjumë në fazat e ëndërrimeve. Për këtë fëmijëve u nevojitet më shumë gjumë se të rriturve. Kohëzgjatja e gjumit është e ndikuar nga mosha, nga mjedisi dhe faktorët trashëgues. Ajo lëvizë përafërsisht 12-20 orë në ditë (të porsalindurit) deri 6-7 orë (njerëzit e moshuar). Kohëzgjatja ideale është individuale dhe shumë e ndryshme. Kur flemë mirë, ne jemi fizikisht dhe shpirtërisht të aftë për të arritur suksese. Nëse flemë pak, mund të paraqiten probleme psikike (p.sh.: lodhje, gjendje depresive, vështirësi në koncentrim, zvogëlim i sukseseve) dhe mundime trupore e të shpeshta). Ritualet e gjumit janë të rëndësishme. Ritualet dhe marrëveshjet e qarta me fëmijë dhe të rinjtë munden si për gjumë ashtu dhe në sjelljet e përditshme me njëri-tjetrin të ndihmojnë shumë. Ato japin mbështetje dhe besim, siguri dhe mbrojtje, ofrojnë qetësi dhe orientim në kohë. Shkuarjet në mbrëmje në shtrat me rituale është ndihma më e mira për gjumë. Me këtë është menduar, që çdo natë të njëjtat gjëra të bëhen në të njëjtin rend: banjë, të tregohen përralla, të këndohet së bashku, të flitet për ditën e kaluar etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here