Pesë ngjyrat që duhet t’i kesh për pranverë-verë

0
115

Pesë ngjyrat që duhet t’i kesh për pranverë-verëE bardha e pastër apo ngjyra të ndezura e intensive? Sezoni i ri pranverë-verë 2015 nuk të detyron të bësh zgjedhje. Mund t’i përdorësh të dyja variantet. E bardha është padyshim ngjyra tendencë e kësaj vere, aq më tepër nëse zgjedh një stil që të përshtatet, deri edhe në minimaliste. Por e bardha nuk është e vetmja, sepse s’mund të qëndrojë asnjëherë vetëm. Në të vërtetë, çdo koleksion i ri që është prezantuar së fundmi në pasarelat e modës ka qenë i mbushur me ngjyra, duke filluar nga më të thjeshtat deri tek të ndezurat si pink apo e verdhë. Cilën të zgjedhësh? Atë që do më shumë, natyrisht! Këtu janë propozuar pesë ngjyrat që janë në modë gjatë këtij sezoni dhe që duhet t’i kesh në gardërobë për të qenë trendi. E KUQE: Është ngjyra perfekte që të bën të biesh në sy menjëherë dhe e përshtatshme si për biondet, ashtu edhe për zeshkanet. E kaltër, e verdhë, rozë dhe e gjelbër janë ngjyrat e tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here