Greqi/ Vranë shqiptarin Ilia Kareli në burg, nis procesi ndaj gardianëve grekë

0
111

 

 

Artan Cena

Ilia KareliNë Selanik, 13 policë të burgut të Nigritas do të përballen me akuzën për vrasjen e shqiptarit Kudret Kume i njohur edhe si Ilia Kareli

Procesi gjyqësor për vrasjen e të burgosurit shqiptar Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli, do të zhvillohet më 27 maj. Nën akuzë janë 13 ish-gardianë të burgut të Nigritas, të cilët do të ulen në bankën e të akuzuarve, në një proces që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut Gjyqësor të Selanikut. Të pandehurit akuzohen për kryerje torturash me pasojë vdekjen. Sipas aktakuzës, ata e kryen aktin penal për t’u hakmarrë ndaj Karelit, i cili dy ditë më parë kishte vrarë një gardian në burgun e Malandrinos. Pas vdekjes së Karelit, gjashtë gardianë ishin arrestuar dhe mbajtur në qeli deri në fund të marsit 2015, kur u liruan me kusht për shkak të përmbushjes së afatit 12 mujor të paraburgimit. Shtatë kolegë të tjerë të tyre u ndoqën penalisht në gjendje të lirë dhe më 27 maj do të ulen në bankën e të akuzuarve.

 

Dosja me akuzat

Siç nënvizohet në aktakuzën kundër 13 të pandehurve, “ata e nënshtruan të burgosurin në tortura të vazhdueshme me qëllim që ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre”. Rezultat i akteve të gardianëve, ishte që t’i shkaktoheshin të burgosurit shqiptar fraktura dhe hematoma të shumta, si dhe thyerje të kafazit të kraharorit. Kjo thyerje dhe aktet e torturimit sistematik, shkaktuan, brenda disa orësh, vdekjen e Ilia Karelit, si pasojë e aritmisë së zemrës”, – thuhet në një pjesë të aktakuzës së ngritur nga prokuroria për gardianët e burgut.

 

Vdekja e Karelit

Më 25 mars 2014, Ilia Kareli, goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis. Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli i vdekur. Sipas të dhënave dhe njëra nga kamerat është në oborrin e burgut, që në momentin kur mbërrin makina e policisë fillon dhuna ndaj Karelit. Ka qenë vetë drejtori i burgut ai që ka dhënë urdhër për ta fotografuar atë, ku dukej se shqiptari kishte pësuar disa goditje pasi ka disa hematoma në trup dhe në kokë prej burgut të Malandrinos, ku tri ditë më parë ai kishte vrarë një roje. Më pas duken të gjithë gardianët, të cilët ishin në shërbim atë ditë dhe të tjerët jashtë shërbimit pasi janë thirrur me telefon të paraqiten në ambientet e burgut atë ditë. Disa prej tyre hyjnë në dhomën e quajtur “frigoriferi“, ndërsa drejtori qëndron në fund të korridorit dhe më pas largohet. 35 minuta, prej futjes së shqiptarit në “frigorifer”, zbret edhe drejtori i burgut, i cili duket që u flet nëpunësve të tij duke u treguar dhomën e torturave. Sipas dëshmive në këtë moment ai ka kuptuar çfarë po ndodh, që i burgosuri po rrihet dhe torturohet ndaj u thotë rojeve: Kush është burrë le të shkojë ta gjuajë tani, por të pranojë atë që po bën…”. Pak minuta me vonë ai duket që ka një bisedë të tensionuar me një roje burgu dhe më pas largohet. Dy orë pas kësaj bisede qelia e shqiptarit është gati, ndërsa ai që nuk qëndron dot në këmbë, çohet atje i tërhequr zvarrë nga rojet në gjendje kritike dhe thuajse krejtësisht i zhveshur. Në orën 7:25 të mbrëmjes i sjellin darkën. Katër orë më vonë dy roje zbulojnë se ai nuk lëviz. Pak më vonë mbërrin urgjenca me ambulancë dhe mjeku vërteton vdekjen e tij.

 

 Vritet dhe hidhet në rrugë një 45-vjeçar, hetimet për autorët

 Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në segmentin rrugor Burrel – Milot. Sipas policisë, viktima është identifikuar si Mark Përgjokaj. Në trupin e tij janë gjetur plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Njoftimin për trupin e pajetë e kanë dhënë disa udhëtarë të cilët kanë telefonuar policinë, duke i njoftuar se një burrë gjendej i shtrirë dhe me gjak. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë nisur hetimet. Viktima mësohet se është banorë në një fshat jo shumë pranë vendit ku është gjetur i vdekur. Policia dyshon se ai është vrarë diku tjetër dhe më pas me makinë është transportuar dhe hedhur në anë të rrugës Burrel – Milot. Kjo është bërë për të humbur gjurmët. Uniformat blu kanë marrë dëshmitë e personave që kanë gjetur trupin e pajetë dhe të disa banorëve pranë zonës. Gjithashtu kanë dëshmuar edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë treguar për ndonjë problem që ata kishin apo vetë viktima. Deri në orët e vona të mbrëmjes, policia nuk kishte ndaluar ndonjë person të dyshuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here