Arqipeshkvi i Shkodrës ‘përplaset’ me Tahirin: Njerëzit armatosen se nuk i mbron shteti

0
190

Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra i ka bërë sot thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që shteti të mbrojë qytetarët e tij.

Teksa ka argumentuar dhe u ka dalë në mbrojtje, Imzot Angelo Massafra pohoi se njerëzit janë të armatosur sepse kanë frikë. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët, duke iu bashkuar dhe thirrjes së ministrit Tahiri, se afati i fundit është deri më 30 prill.

“Janë të frikësuar ndaj mbajnë armë. Nuk janë të siguruar nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët ne mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mbajnë armë”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra.

Sakaq, ministri Tahiri tha se armët janë një e keqe e madhe që nuk kërcënon të sotmen por të ardhmen. “Duhet te çarmatosim mendjen, arsyen me shume se te çarmatoset komuniteti nga dhuna nga represioni dhe qe na detyron te jemi perballe njeri-tjetrit dhe disa perdorin armet. Burre eshte ai qe fal dhe kush justifikohet me traditen se shqiptari nuk e leshin armen ben gabim dhe eshte kercenim per te ardhmen. Te rinjte kurre nuk mund ti referohen armes dhe dhunes dhe shqiptaret duhet te referohen jo per armen por per arsyen dhe dijen. Burre eshte ai qe e dorezon armen. Nuk funksionon vetem si perpjekje e qeverise por duhet te jete perpjekje e shoqerise. Te leme pas kraheve dhunen dhe armet. Shqipëria pa arme eshte nje objektiv i madh i qeverise tone por duhet te jete edhe i qytetareve. Kushdo qe njeh dike qe ka nje arme te njoftoje.”, tha ai./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here