Shkarkohet trajneri i Kukesit Artim Shaqiri

0
138

artim shaqiri1Humbja me Skënderbeun i ka kushtuar stolin trajnerit të Kuksit, Artim Shaqiri, që është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës verilindore. Vendimi është marrë mënjeherë në përfundim të ndeshjes me korçarët, që nxorri jashtë gare për titullin skuadrën e Kukësit dhe finalja e Kupës së Shqipërisë e siguruar në mesjave nuk i mjaftoi Shaqirit për të ruajtur pozicionin e tij në krye të skuadrës.

Vendin e Shaqirit tashmë deri në fund të sezonit do ta zërë Drejtori Sportiv, Miodrag Radanovic, që u afrua vetëm pak javë më parë në klub. Shaqiri mori drejtimin e Kukësit në fillim të sezonit duke patur si objektiv kryesorë pikërisht fitimin e titullit kampion.

Në muajin Mars pati një ftohje në marrdhëniet mes Shaqirit dhe presidentit Gjici, por palët gjithsesi vazhduan bashkëpunimin, ndërkohë që këtë herë marrdhënia e tyre arriti në fund, me Shaqirin që nuk është më trajner i skuadrës së Kukësit, pasi ishte emëruar në këtë detyrë pikërisht më 10 gusht 2014, ku dhe në konferencën e prezantimit kishte deklaruar se dëshironte të fitonte titullin kampion me klubin verilindor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency