Partizani drejt binjakëzimit me Udinesen

0
128

partizani-udinezePartizani drejt një binjakëzimi me Udinesen në Serinë A. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i kuq që paralajmëron një marrëveshje bashkëpunimi mes dy klubeve.

Në komunikatën e klubit të kuq bëhet e ditur se Udinese ka shprehur gadishmërinë për të nisur një bashkëpunim të frytshëm me 15 herë Kampionët e Shqipërisë.

Kontaktet e para janë realizuar gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Itali të Presidentit të Partizanit, Gazment Demi ku numri një i të kuqve ka zhvilluar disa takime me drejtuesit më të lartë të klubit të Serisë A, si drejtori i përgjithshëm i Udineses Franco Collavino dhe drejtori sportiv, Cristiano Giaretta.

Mes dy klubeve pritet të krijohet një partneriteti që do të mundësojë bashkëpunimin në të gjitha aspektet sprotive ku përfshihen ekipet zinxhirë të akademeve si dhe ekipi i parë.

Akademia e Udineses, një ndër më të mirat në Itali do të sjellë në Shqipëri vëzhguesit e saj më të mirë si dhe trajnerë për të ndihmuar akademinë e Partizanit në rritjen e futbollistëve.

Bashkëpunimi gjithashtu synon të krijojë një rrjet vëzhguesish cka do tju jepte talenteve shqiptarë mundësinë për të vijuar karrierën e tyre në skuadra elitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency