Blerim Destani me nusen në krah, është i martuar

0
241

kastro zizoNga fotoja që aktori ka postuar në Instagram, shumë pikëpyetje u ngritën në lidhje me faktin nëse Blerim Destani është martuar. Gjithçka ka qenë pjesë e xhirimeve, ndërsa aktori është veshur si dhëndër dhe pranë ka nusen me fustanin e bardhë. Të gjitha fanset e aktorit duhet të qetësohen, pasi ai ende nuk ka ndërmarrë hapin e madh.

 

 

Xhemi Shehu përshëndet miqtë së bashku me djalin

xhemi shehu Xhemi Shehu ka publikuar një fotografi para gjumit, ku shihet me djalin e madh. “Natën të gjithëve”, – ka shkruar ajo bashkëngjitur fotografisë së postuar në Instagram, ndërsa ka marrë komplimente pa fund. Pas sjelljes në jetë të fëmijës së dytë, ajo i është rikthyer sërish ekranit.

 

 

 

Cozman mohon se rrahu Tunën, gatuan me të në emision

tuna-cozyHiphop-ylli i Babastars, Cozman, tash vet ka përgënjeshtruar secilën mundësi se ai ka rrahur të dashurën e tij, Tunën. Ky përgënjeshtrim erdhi pikërisht kur ai me Tunën ishin prezent në emisionin “Diçka po zihet” në RTV 21, ku ata shkuan të nominuar nga Teuta Krasniqi. Megjithatë, edhe pse emisioni nuk u transmetua, dhe transmetohet të dielën në mëngjes, në promon e publikuar në Facebook shihet kur Xheri ngacmon Cozman, duke e pyetur nëse e ka rrahur Tunën. “Jo more çfarë, taman puna”, u shpreh shkurt Cozman, para se Xheri dhe Tuna të vazhdojnë me një shaka të lehtë. Ndryshe Cozman nga miqtë njihet si një kuzhinier mjaft i zoti, por këto aftësi ai do t’i demonstrojë në emision bashkë me Tunën, ku mbetet të shihet se sa vërtet një reper i skenës tonë është në gjendje të realizojë një specialitet gatimi.

 

Xhensila Myrtezaj, e marrosur pas Bes Kallakut

xhensilaXhensila Myrtezaj ka publikuar foto në Instagram për të dëshmuar se pse zemra e saj është perfekte. Pranë saj ndodhet njeriu me të cilën ajo është dashuruar. Pavarësisht kalimit të viteve dhe kohës së kaluar bashkë, ata janë të dashuruar si në ditët e para. Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe i fejuari i saj, aktori i humorit Besart Kallaku shihen mjaft në harmoni me njëri-tjetrin. Fjalët janë të tepërta në këtë kolazh fotografish.

 

Çiljeta zhvishet, me të dalë dielli

ciliKëngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur që të heq rrobat me të dalë dielli. Në disa postime në Instagram ajo është parë duke dalë në diell, teksa ka kohë që ka paralajmëruar projektin me Noizyn. Megjithatë, Çiljeta po shfrytëzon ditët me diell për t’u zhveshur dhe për t’u freskuar pak. Ajo ka treguar gjoksin e saj bombastik teksa pranë saj shihet edhe i biri i saj.

 

Remzie Osmani interpreton këngën e “Titanic”

remzie osmaniKëngëtarja e njohur e zhanrit pop-folk, Remzie Osmani, njihet për këngët e saj më shpirtërore, e herë-herë edhe dasmore. Por, kësaj radhe është gjetur një interpretim më ndryshe i saj. Në internet është gjetur një video ku shihet Remzie Osmani duke kënduar hitin e madh e të Celine Dion, “My Heart Will Go On”. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit më të shikuar në histori “Titanic”. Pavarësisht ritmik pak më të ndryshuar dhe tekstit në gjuhën angleze, ngjyra e zërit të Remzies pak i jep hijeshi e stil popullor këngës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency