Zhvishet Tika, tregon trupin e përkryer

0
178

tikaTika Camaj po bombardon fansat e saj me fotografi të nxehta. Modelja shqiptare, e cila është ndër të paktat shqiptare që bën karrierë jashtë vendi dhe e cila ka sfiluar edhe për Victoria’s Secret, vazhdon të bëjë atë që di më së miri. Bukuroshja ka realizuar një set të nxehtë të fotografive së fundmi, të cilat një nga një po i poston edhe në rrjetet sociale. Në një foto të postuar mbrëmë, bukuroshja shfaqet me të brendshme seksi, duke i lënë pak vend imagjinatës. “Mbrëmë ishte ëndërr, sot është realitet”, – ka shkruar ajo në përshkrimin poshtë fotografisë.

 

Ledina Çelo heq dorë nga shtetësia shqiptare!

Ledina-e1427995874600Ledina Çelo jeton në Gjermani, ku së bashku me boksierin kosovar Naim Kabashi dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërtuar familjen e tyre. Mirëpo vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka publikuar një fotografi ku tregon se tashmë ajo ka pasaportë gjermane, duke hequr kështu dorë nga ajo shqiptare. Çelo e ka fituar këtë nënshtetësi qëkur është lidhur në martesë me bashkëshortin e saj, mirëpo ajo tashmë nuk ka më pasaportë shqiptare. Kujtojmë se Ledina në vitin 2005 kishte përfaqësuar Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës me këngën “Tomorrow”.

 

Lori shet për bamirësi

loriKëngëtarja Lori është shumë e pasionuar edhe pas “shopingu”. Të gjithë e dinë se Lori shpenzon shumë marramendëse parash për veshje dhe sidomos për këpucë. Ajo ka treguar se blerjet I bën kryesisht në Itali, ku edhe jeton një pjesë të kohës. Nuk ka mëdyshje që dollapët e Lorit janë plot e përplot. Këngëtarja e njohur ka menduar që ti shesë një pjesë të fustaneve dhe gardërobës së saj. Tregon se ka menduar që ti shesë për bamirësi. Lori tregon se po e pret rastin e duhur që të organizoj diçka që ti shesë një pjesë të rrobave. Sipas saj, të gjithë paratë do të shkojnë për personat në nevojë.

 

Ledion Liço nuk heq dorë nga “Top Festi”

ledion licoEdhe pse prej një muaji mori drejtimin e “Big Brother”, Ledion Liço nuk heq dorë lehtë nga “Top Festi”. Prezantuesi i njohur i “Top Channel”-it ndjek hap pas hapi fazat e festivalit i cili padyshim mbetet një ndër ngjarjet e tij më të dashura. Ndoshta prania e tij këto ditë në prapaskenat e “Top Festit”, e sidomos krah të dashurës së tij Sara Hoxha dhe së motrës Lori, janë një paralajmërim që drejtimin e natës finale do ta ketë sërish ai nën kontroll. Sivjet “Top Fest” përkon fill pas mbarimit të “Big Brother”-it, moment ky i cili mund të favorizojë Ledionin të jetë sërish prezantues i eventit të tij të preferuar.

 

Silva Gunbardhi dhe Dafi në pritje të një fëmije

silvaKëngëtarja Silva Gunbardhi vetëm para disa javës bëri me dije se është në pritje të një fëmije. Këngëtarja për herë të para ka shpërndarë për ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” foton ku duket qartë shtatzënia e saj dhe ajo pohon se tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Këngëtarja në krah të partnerit të saj këngëtarit Dafi, po presin që në fillim të verës të kenë në krah fëmijën e tyre, ndërkohë që nuk ka treguar gjininë e fëmijës.

 

Në botën e Emës

ema-2Ema Uka, e njohur si Lyra tek seriali “O sa mirë”, edhe më tej pëlqehet për karakterin e saj në këtë serial-komedi. Ema që ka studiuar ne Fakultetin e Arteve, dega e aktrimit, tregon se ishte pikërisht Lyra ajo që e bëri të njohur dhe se ky karakter tashmë i është bërë pjesë e përditshmërisë. Për ata që nuk e dinë, paraqitja e saj e parë në skenë ka qenë në moshën 12-vjeçare. Shfaqja ka qenë në gjuhën angleze dhe është quajtur “The princess is sad”, ku ka luajtur rolin e Anës, që ishte rol kryesor. Ndërkohë, Ema Uka edhe më tej punon edhe si modele. Sa u përket linjave, formulë suksesi i konsideron ushtrimet dhe balancimin e ushqimeve. Bukuroshja po e jeton edhe një histori të bukur dashurie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency