E gjitha bota në skenë, çfarë po ndodh me poetët?!

0
148

Përgatiti: V.M.

arjan lekaPoetë nga mbarë Evropa i kanë ofruar kësaj ekspozite foton e një thënieje lidhur me poezinë si dhe me portretin “e fshehur” të secilit autor. Projekti luan me konceptet e identitetit, mosnjohjen mes njeri-tjetrit, pandjeshmërinë ndaj kulturës së tjetrit, me grishjen drejt një anonimati që “fsheh” autorin pas një “maske”, për ta shfaqur atë të plotë përmes tekstit në gjuhën amtare. Me këtë rast maska shndërrohet në një mjet të rëndësishëm komunikimi

E gjitha bota në skenë, çfarë po ndodh me poetët?!Në panairin e sivjetmë tëLajpcigut, nuk u habit njeri pse fitoi çmim, për herë të parë, një libër me poezi kur shqetësimet e letrave e kanë lënë atë në një cep. Libri me poezi i Jan Wagnerit “Variacionet e fuçive të shiut” ishte çmimi kandidat për orientues në larminë e botimeve letrare, librave tematikë dhe përkthimeve.

Ndaj, mundësia e çmimit të panairit të Lajpcigut për një vepër poetike është vlerësuar elektrizuese, kur dihet se poezia është shtyrë në një kënd të vogël, ku kalon jetën e pastër dhe fisnike, por pa vëmendje. Kjo dëshmon pse vargjet s’janë më të gjatë, kur njerëzit janë lodhur nga lajmet, në kërkim të origjinalitetit.

Duket se në kundërpeshë të këtij realiteti vendi ku manifeston librin, dhe biznesin e tij në shifra, siçështë panairi i Frankfurtit në prag të 21 marsit ditës botërore të poezisëtransferon foto-ekspozitën “What’s the point of poetry”– an European polyphony: on display” në Republikën Çeke, Malajzi dhe Bjellorusi.

Kjo ekspozitë para dy vitesh u paraqit me sukses në Poesiefestival Berlin 2013, në Panairin e Librit në Frankfurt (Frankfurt-am-Main – Bookfair 2013, në panairin e Librit në Lajpcig, në Suedi (Sweden, Malmö dhe Umeå) në Haifa (Izrael). Përveçse një model se si lëvizjet zgjojnë kulturën, në këtë ekspozitëështë prezent me foto dhe parullën e njohur, poeti shqiptar Arjan Leka. Slogani i festivalit shqiptar të poezisë, “Poezianukdëmtonseriozishtshëndetin” është ironia e përmbajtjes së mesazhit, vendosur para Piramidës, tanimë e strukur në qendër, drejt rrënimit total. Poetë nga mbarë Evropa i kanë ofruar kësaj ekspozite foton e një thënieje lidhur me poezinë si dhe me portretin e ‘fshehur’ të secilit autor. Projekti luan me konceptet e identitetit, mosnjohjen mes njëri-tjetrit, pandjeshmërinë ndaj kulturës së tjetrit, me grishjen drejt një anonimati që ‘fsheh’ autorin pas një ‘maske’, për ta shfaqur atë të plotë përmes tekstit në gjuhën amtare.

Me këtë rast maska shndërrohet në një mjet të rëndësishëm komunikimi. Ajo i jep formë individit-poet, ardhur prej një vendi a një kulture të veçantë, duke i bërë pjesë të një etniteti. Por maska i shenjon gjithashtu poetët e kësaj nisme evropiane me imazhin e një aktivisti, duke shkaktuar një provokim në kontekstin e thirrjes për qartësi dhe reagim në vend të heshtjes. Këto mesazhe dhe forma shprehjeje mund t’i përdorim në prag dhe gjatë 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë.

Ky projekt, me ide të Sergey Shabohin, me drejtues projekti dr. Thomas Wohlfahrt dhe projekmenaxher Alexander Filyuta, mëton t’i japë përgjigje pyetjes së paraqitur në titull, si synim të nxisë hapjen e një bashkëbisedimi të gjerë ndërkombëtar në çdo vend, në secilën shoqëri mbi vendin që zë poezia dhe rolin e zërit të poetit në këto shoqëri- shkruhet në rastin e kësaj nisme, për nxitje të një veprimi konkret edhe në vendin tonë.

Komunikimi i krijuar nga kjo polifoni kumtesh dhe mesazhesh mund t’i shërbejë më mirë krijimtarisë, leximit, përhapjes dhe promovimit të teksteve poetike, por nisma shihet edhe si një shprehje e qëndrimit të autorëve.

 

Poezia e zhdukur nga libraritë- dilemat në Lajpcig

Por veprat poetikë rëndojnë plumb në rafte. Megjithëse lirika zë vendin e vet në programin e shtëpive të mëdha botuese, megjithëse ekzistojnë rezidencat, çmimet, listat e rekomandimeve, festivalet e letërsisë – sërish lirika nuk luan ndonjë rol në jetën shoqërore, e këtë e kupton nga fakti që mësimi përmendësh i poezive ka dalë nga moda në shkolla, poezitë janë zhdukur edhe nga libraritë. Prandaj nuk ka çudi pse kjo degë nuk entuziazmohet kur për çmimin e Panairit të Lajpcigut nominohet në vepër me poezi. Libri me poezi i Jan Wagnerit ndërkohë e ka dyfishuar në dy javët e fundit tirazhin duke kapur shifrën e gjashtë mijë kopjeve.Pavarësisht shpërndarjes së çmimit: Dilema e Lajpcigut që nxjerr në konkurrim një libër me poezi kundrejt katër romaneve nuk është domethënëse për gjendjen aktuale vetëm për shkak të proporcioneve- Poezia në këtë vend e ka të vështirë dhe të lehtë në të njëjtën kohë: Të lehtë sepse ky zhanër idealist e koncentrat ekziston si në një lloj fortese sigurie e rrethuar si monument i mbrojtjes kulturore. 43 vjeçari Jan Wagner që ka marrë 28 çmime dhe bursa si shkrimtar është një shembull i mirë – e megjithatë për të mbijetuar si poet në profesion të lirë atij i nevojiten angazhime të tjera si leksione, përkthime, reportazhe radiofonike dhe në gazeta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency