Info/kult/ Prevazi me “Kontraversal” në Teatrin Eksperimental

0
151

Prevazi me “Kontraversal” në Teatrin EksperimentalDance Teatri “Kontraversal” me regji dhe drejtim artistik të Gjergj Prevazit, në fundjavë premierë në Teatrin Eksperimental, interpretuar nga Elton Cefa dhe Labinot Rexhepi.

“Dy kercimtare ndajne bashkarisht cdo dite te njejten hapesire pune, jetojne se bashku si shoke ne te njejtin apartament, hane te njejtin ushqim qe e gatuajne se bashku, kane ide dhe qasje te peraferta per jeten, shoqerine, femrat etj… Po ku dhe si ndahen ata…?”

Sigurisht kerkimi yne artistik ka nje qasje tjeter me ate te Frojdit. Pergjithesisht me mjete shprehese te dansit, por edhe me ato te teatrit, fjales e imazhit filmik, shfaqja do te ndertohet mbi principet e dramaturgjise se fragmentarizuar, me kalime situatash nga dramatike ne komike, nga realiste ne surealiste, nga illustrative ne ndjesore, duke mos pasur si qellim tregimin e nje historie konkrete, por percjelljen e ideve dhe te nje imazhi qe “provokon” audiencen duke e ftuar drejt nje reflektimi intelektual i cili jo detyrimisht ndodh gjate kohezgjatjes se performances.

 

Pazari i rrënuar i Korçës, 3.6 mln dollarë për restaurim

 Pazari i Korçës brenda pak muajsh do të kthehet në identitet. Projekti është invertim prej 2.6 milionë dollarësh të qeverisë dhe 1 milionë dollarë të fondacionit amerikano-shqiptar.

Marrëveshja për rivitalizimin e Pazarit të Korçës u firmos nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të cilën ai mbetet një nga vlerat më të mëdha kulturore dhe arkitekturore të qytetit. I pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes ishte edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo për të cilin rikonstruksioni i fasadave erdhi ne momentin e duhur pasi pazari ishte degraduar se tepërmi duke rrezikuar kështu edhe shembjen.

Pazari i Korçës është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë dhe arkitektura e veçantë e ndërtesave 3 shekullore, e bën atë tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Pak kohë më parë në këtë zonë ishte edhe kreu i qeverise Edi Rama i cili gjatë inspektimit të punimeve tha se po nxjerrim nga balta pazarin e vjetër për tua rikthyer atë qytetarëve korçarë.

 

 Luljeta Lleshanaku nis rezidencën “Krokodil” në Beograd

Në vitin 2009-të në Lubjanë ka fituar çmimin “Crystal Vilenica” ndërsa në vitin 2000 ka marrë çmimin e PEN-it ndërkombëtar.

E lindur në Elbasan, ajo është një nga autoret më të mira shqiptare ndër vite. Luljeta Lleshanaku kështu është autorja për muajin shkurt në rezidencën letrare “Krokodil” në Beograd. Lleshanaku do të jetë pjesë e shtëpisë së shkrimtarëve dhe është e para shqiptare për sivjet në këtë program. Ajo ka studiuar filologji në Universitetin e Tiranës ndërsa ka marrë pjesë në programe shkrimi në Karolinën Veriore në Amerikë.

Në vitin 2009-të në Lubjanë ka fituar çmimin “Crystal Vilenica” ndërsa në vitin 2000 ka marrë çmimin e PEN-it ndërkombëtar.

“Krokodil” është programi rezidencial për autorë në Beograd, i cili vit për vit mirëpret aplikime nga i mbarë rajoni. Në të njëjtin program kanë marrë pjesë edhe emrat si Shpëtim Selmani, Arbër Selmani, Ervina Halili, Tea Tulic, Rumena Buzharovska etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency