Aleanca e Teatrit: Do çojmë në hetim ndërkombëtar ambasadorët, janë kthyer në sekserë të Ramës

0
92

Pjesë e kësaj luftës për çështjen e teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrotje e Teatrit deklaron se do jenë dhe ambasadorët që janë kthyer në sekserë të Ramës. Të pyetur nga mediat se për kë ambassador bëhet fjalë, aktivistët kanë përmendur emrin e njërit prej tyre, si ambasadorine parlamentit evropian, Luigi Soreça. Sipas Aleancës reagimi i këtij ambassador ka qenë e paprecedentë në shkelje të plotë të marrëveshjes ndërkombëtare, pasi nuk ka reaguar në parlamentin evropian për dhunën ndaj artistëve, edhe pse i është vënë në dispozicion gjithë materali mbi çështjen e Teatrit

 

 

Përpjekja për drejtësi nuk është aspak e thjeshtë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund – kjo është deklarata më e fundit e Aleancës në Mbrotje të Teatrit, i cili ka depozituar dje në SPAK kallzimin ndaj gjyqtarit Sokol Tona, i cili sipas aktivistëve pushoi padrejtësisht çështjen e korrupsionit të nën kryetarit të bashkisë Arbjan Mazniku.

Duket se nuk ka as lodhje, dhe as tërheqje për aktivistët e Aleancës, edhe pse nuk shohin dritë në fund të tunelit se kjo qeveri, apo politika do jetë në krah të kauzës së tyre. Ata kanë vazhduar betejën duke mos u dorëzuar në këtë rrugë, ku moment më i fundit i rezistencës ka qenë gjesti i djeshëm duke depozituar një kallzim penal kundër gjyqtarit Sokol Tone, i cili akuzohet se në kundërshtim të dispozitave ligjore ka konsumuar element të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak të korrupsionit pasiv.

Sipas avokates së Aleancës janë dy shtylla që lidhen me shkeljen ligjore, ku shtylla e parë është shkelja e procedurave ligjore, nga ana e gjyqtarit Tona i cili në mënyrë dashakeqe, nuk pranoi për hetime të mëtejshme në SPAK.

Ndërsa shtylla e dytë e kallzmit për gjyqtarin lidhet me shkelje të ligjit qoftë të kodit penal, por edhe, atë të konflitkti të interesave, ku sipas Aleancës zoti Tona mori në mbrotje dy të kallëzuar. “Ne kemi argumentuar në mënyrë të hollësishme sipas dispozitave ligjore, veprat penale për të cilat akuzojmë z. Tona, përmes këtij kallzmimi AMT besojmë se, SPAK do kryejë detyrën, dhe se jemi të gjithë të barabartë para ligjit”.

Aktivistët kanë deklaruar dje para mediave se do ta çojnë betejën deri në fund, ku pritet të ketë edhe supriza. Aleanca çështjen e teatrit deklaron se do ta bëjë shumë shpejt pjesë të hetimeve jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare, ku do të çojnë para ligjit të gjitha nivelet shtetërore që kanë gisht në veprën penale të prishjes së teatrit.

Pjesë e kësaj lufte sipas Aleancës do jenë dhe ambasadorët që janë kthyer në sekserë të Ramës. Të pyetur nga mediat se për kë ambassador bëhet fjalë, aktivistët kanë përmendur emrin e njërit prej tyre, si ambasadorine parlamentit evropian, Luigi Soreça. Sipas Aleancës reagimi i këtij ambassador ka qenë e paprecedentë në shkelje të plotë të marrëveshjes ndërkombëtare, pasi nuk ka reaguar në parlamentin evropian për dhunën ndaj artistëve, edhe pse i është vënë në dispozicion gjithë materali mbi çështjen e Teatrit. “Megjithëse, ambasadorit Soreça i kemi vënë në dispozicion të gjithë elementë të kryerjes së veprës penale, ndërhyrjën arbitrare dhe të dhunshme në shembjen e teatrit

Do kalojmë në peticion për shpalljen e këtyre personave non grada. Përderisa këta punojnë në dëm të interesave të shqiptarëve”.

Aktivistët e Aleancës, janë shoqëruar edhe nga aktorët Mehdi Malkaj dhe regjisori Edmond Budina të cilët nuk janë ndarë kësaj proteste të organizuar prej 3 vitesh qendresë. Me ironi aktori Malkaj është shprehur se: “Jam i gëzuar që drejtësia filloi të funksionojë, jam shumë, po shumë i lumtur për këtë është arritje të madhe të qeverisë dhe popullit që taksat tona ikin, në gjuhën tonë popullore për lesh. Kjo drejtësia jonë nuk duket gjëkundi. Nuk është se nuk shohim dritë në fund të tunelit, por, ne, nuk kemi tunel fare. Nuk di si do shkojë kjo gjë, por di t’ju them se Aleancë qëndron e fortë dhe nuk dorëzohet”.

Kineasti dhe regjisori Edmond Budina u ndal të kujtojë se aktivistët për mbrotjen e teatrit nuk tërhiqen edhe pse u është bërë shantazh. “Ne nuk tërhiqemi para çfarëdo lloj shantazhi qoftë edhe të sofistikuar, me ne do t’u hasë sharra në gozhdë, ne jemi për të denoncuar këtë shkelje të rëndë të ligjeve, kushdo ta ketë të qartë se e kemi mrnotjur për tre vjet. Do donëohen nisur nga kryeministri deri në shoferin e fadromës, ndaj trashëgimisë dhe kulturës shqiptare

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here