BSH: Rritja ekonomike nuk është ajo që pretendon qeveria!

0
153

Ervin Kaduku

bsh 2– Prezantohet raporti i politikës monetare për tremujorin e 4-t 2014; investimet direkte ulen rreth 39 për qind
– Pagat mesatare reale janë ulur afro 7%

Banka e Shqipërisë pret rimëkëmbje graduale të rritjes ekonomike dhe kthim të inflacionit në objektiv, duke filluar nga viti 2015. Gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit 2014, Këshilli i saj Mbikëqyrës u shpreh se parashikimet për rritjen ekonomike për 2015 do të jenë në rritje. Por “rritja ekonomike për vitin 2014 ishte 2.1, më e ulët se pritshmëria e qeverisë”, – shton raporti i BSH-së.
Në tërësi, për vitin 2014, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje ekonomike më të lartë se gjatë vitit paraardhës, por aktiviteti ekonomik në vend vijon të mbetet nën potencial.
Në këndvështrimin e shpenzimeve, rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga kërkesa konsumatore dhe më pak nga aktiviteti investues i sektorit privat dhe atij publik.
Investimet e huaja direkte neto këtë tremujor u zvogëluan me rreth 38.5% në nivel vjetor.

Pagat

Treguesi i pagës mesatare në ekonomi thelloi prirjen rënëse të nisur në fillim të vitit 2014. Ky tregues shënoi rënie vjetore me rreth 5% dhe 6.6% në terma nominalë dhe realë në këtë periudhë. Rënia e treguesit të pagës për sektorin privat ka qenë me bazë të gjerë, e vërejtur në degët kryesore të ekonomisë si industri, ndërtim dhe shërbime. Ecuria e pagave reale dhe e produktivitetit të punës u reflektua në frenim të dukshëm të ritmeve vjetore të treguesit të kostove të punës për njësi të prodhuar (0.6%).

Ecuria e çmimeve të banesave

Indeksi i Çmimeve të Banesave ka shënuar rritje të lehtë në terma nominalë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014. Në terma realë, i deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK), ky tregues mbeti i pandryshuar, pas rënies së shënuar gjatë tre tremujorëve të fundit. Ndërkohë, Indeksi i Qirasë, pas rënies së theksuar që shënoi në tremujorin e tretë të vitit, u rrit me 4.9% në terma realë në këtë tremujor.
Në tremujorin e katërt të vitit, raporti i indeksit të çmimeve ndaj qerasë regjistroi rënie krahasuar me një tremujor më parë, si dhe me një vit më parë, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindjeje. Ky tregues vijon të luhatet afër mesatares së gjashtë viteve të fundit.

Inflacioni

BSH deklaron se për rritjen ekonomike për këtë vit, me interes shihet ulja e inflacionit. Shkaqet lidhen me rritjen përtej parashikimeve në tremujorin e tretë dhe vijimi i saj edhe në tremujorin e katërt të vitit 2014. Ndërsa ecuria e ulët e çmimeve do të udhëhiqet nga ulja e çmimeve në tregun ndërkombëtar.
BSH njofton se probabiliteti i rreziqeve është ulur ndjeshëm, duke çuar kështu në pritshmëri më të mëdha që shumë faktorë të jenë pozitivë.
Banka përmendi edhe rastin e Greqisë, i cili, sipas saj, mbetet një rrezik, jo vetëm në rajon, e që nuk mund të matet.

Klima

Pra, raporti i politikës monetare për tremujorin IV 2014 konfirmon projeksionet në përgjithësi pozitive, por duke nënvizuar se rreziqet do të vazhdojnë të pranishme dhe lidhen, qoftë me kthimin e besimit të bizneseve dhe individëve në Shqipëri, ashtu edhe me klimën e pasigurtë që vazhdon të tejçojë zona Euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2014 rritja ekonomike është mbështetur kryesisht nga kërkesa konsumatore dhe më pak nga aktiviteti investues i sektorit privat dhe atij publik.
Përmirësimi i besimit në ekonomi, normat e ulëta të interesit dhe zgjerimi i kredisë, rritja e punësimit, si dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura nga sektori publik, vlerësohen të kenë mbështetur shpenzimet e sektorit privat gjatë tremujorëve të fundit.


Tregtia

Nga ana tjetër, kërkesa e huaj ka rezultuar e dobët dhe shkëmbimet e mallrave dhe të shërbimeve me partnerët tanë tregtarë kanë dhënë një kontribut neto negativ prej 3.8 pikësh përqindjeje në rritjen ekonomike të tremujorit të tretë.
Rritja e ngadaltë e eksporteve pasqyron kërkesën e dobët të partnerëve tanë tregtarë, por edhe goditje të ofertës në disa sektorë të caktuar të prodhimit. Nga ana tjetër, rritja e importeve reflekton më së shumti tendencat e përmirësimit të konsumit e të investimeve në vend. Edhe për tremujorin e fundit të vitit 2014, parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë për një kontribut minimal negativ të eksporteve reale neto në ecurinë e kërkesës agregate.

Kreditimi

Me gjithë tendencat përmirësuese, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë, si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike nën potencial dhe pasiguria e sektorit real i detyron bizneset të shtyjnë në kohë planet e tyre të investimit dhe të kërkesave për financim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency