Lagja “Kushtrimi”/ Portestë me arkivol në dorë, qeveria tërhiqet. Negociatat për të shtyrë prishjet, INUK: S’ndalemi

0
144

lagja kushtrimi proteste kushtrimi vloreBanorët e lagjes dalin në protestë me arkivol në duar: Vlora nuk fal, të bëhet rruga por më parë shpronësimi

Protesta e vazhdueshme e banorëve të lagjes Kushtrimi ka ndikuar në tërheqjen e qeverisë e cila ka vendosur të japë fond prej 5.1 milionë dollarësh për të shpronësuar familjet. Pas protestës së djeshme, ku qytetarët dolën me arkivolë kundër qeverisë dhe kryeministrit, që është edhe deputet i Vlorës, duket se ndryshoi qëndrimin e mëparshëm që lidhet me zgjatimin e Transballkanikes.  Qeveria ka vendosur që fondi i qirasë për ata që nuk kanë shtëpitë e tyre të jetë 200 mijë dollarë. Kjo zgjidhje erdhi pas përhskallëzimit të protestës dhe ndërhyrjes së vetë deputetëve të zonës. Për banorët që janë në ndërtim pa leje, do të marrin mbrapsh nga ALUIZNI të gjitha lekët e legalizimit dhe do të kompensohen me qira.

 

Protesta

Paraditen e djeshme qytetarët e Vlorës, të lagjes Kushtrimi dolën në protestë me arkivolë në duar, duke shëtitur në bulevardin qendror Skelë Vlorë. Në këtë protestë nuk munguna mesazhet kundër kqeverisë dhe kryeministrit Rama, i cili është edhe deputet i këtij qyteti. Gjatë protestës, qytetarët u shprehën të revoltuar për vendimin e qeverisë e ndërsa INUK e konsideroi protestën e tyre të financuar politikisht. “Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme” thuhej në njoftimin e INUK. Ndërkaq  Ministria e Zhvillimit urban, gjatë pasdites bëri të ditur se do të jepet zgjidhje për situatën dhe për qytetarët e ndërsa deputeti i LSI-së Shkelqim Selami, tha se kishte komunikuar me kryeministrin për të shtyrë vendimin për prishjet. “ vendimi ëpr prishjen e banesave tnë lafgjen “Kushtrimi” është shtyrë përkohësisht. U këemi ofruar disa zgjidhje banorëve. Së pari ata që i kanë banesat në proçes legalizimi do të ketë shpronësim ndërsa për ata që kanë dokumente dhe nuk janë në proçes legalzimi do ti paguhet qeraja për njëperiudhë dy vjeçare. Ndërkaq është planifikuar që këto familje të përfshihehn në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për të përfituar nga programi i strehimit në banesa sociale. Ndërkohë në një intevistë në mbrëmje, kryeinspektorja e INUK tha se nuk do të ketë asnjë pengesë apo vonesë në aksion. “Inspektoriati është prej një jave në qytetin e Vlorës në krah të institucioneve të tjera vendore, Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe policisë duke njoftuar qytetarët të bashkëpunojmë me Inspektoriatin, si organ i fundit. Ne nuk jemi organ politikbërës, jemi organ zbatues. Aty ka një vendim qeverie për zgjerimin e rrugës transballkanike, i cili do të zbatohet prandaj Inspektoriati është në qytetin e Vlorës, do jetë në zbatim të këtij projekti të qeverisë dhe të gjithë paligjshmërisë brenda qytetit të Vlorës. Nuk ka kthim prapa”, tha Bici. Më tej ajo bëro të ditur se aksioni nuk do të ndalet vetëm në Vlorë por do të vazhdojë edhe më tej. “Pas Vlorës dhe rrugës transballkanike do të vazhdojmë në qytetin e Fierit e kështu me radhë.”

 

Basha: Jemi në krah të vlonjatëve, rezistencë ndaj shurdhërisë së pushtetit

Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha deklaroi dje se foca që ai drejton do të mbështesë protetsat e qytetarëve vlonjatë për marrjn e dëmshpërblimit. “Bandat represive te Rames po terrorizojne mbi 500 banore te Vlores. 4 dite kohe ju kane dhene te dalin nga shtepite e nje jete, te ndertuara 10 deri ne 25 vjet me pare. Duan te shembin pa demshperblim mbi 120 banesa dhe te flakin mes kater rrugeve femije, pleq, burra dhe gra te pambrojtur. Jemi ne krah te vlonjateve. Te rezistojne ndaj se keqes, te mbrojne pronen dhe familjen. Mos te levizin nga shtepite pa vendime te institucioneve dhe pa folur drejtesia. Vetem diktaturat shkelin ligjin, shkelin mbi jeten dhe pronen e njerezve. Kjo nuk do te tolerohet me ne Shqiperi. Kemi luftuar ne 20 vjet te shenjterojme pronen, te shenjterojme supremacine e qytetarit dhe jo sakrifikimin e tij per tekat dhe arrogancen e shurdher te Rames me kompani”, tha Basha. Më tej, kryedemokrati pohoi se dhunuesit e ligjit nuk do ti shëptojnë drejtësië. “Ka ardhur koha te paguajne per dhimbjet qe po u shkaktojne shqiptareve. Te gjitha faktet dhe deshmite do mblidhen per nje proces gjyqesor si nuk e ka pare kurre historia e ketij vendi. Nuk do te shpetoje asnje birbo qe zevendeson shtetin ligjor me shtetin personal te dhunes dhe paligjshmerise”, u shpreh Basha.

 

Këshilltari i kryeministrit/ “The Sun”: Tony Blair po bën milionë në vende ku abuzohet me të drejtat e njeriut

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Tony Blair biznesit të tij të këshillimit në shumë vende të botës. Gazeta i konsideron vendet ku Blair paguhet si këshilltar si të etiketuara për abuzime tronditëse me të drejtat e njeriut, përfshirë edhe torturat dhe masakrat.  “Ish kryeministri Blair është duke bërë miliona paund nga vende të akuzuara për abuzime tronditëse të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe masakrat”- shkruan “The Sun”. Një paragraf i kushtohetedhe Shqipërisë, për të cilin numërohen problemet me respektimin e të drejtave të njeriut. “Blair punon si këshilltar vullnetar. Por Amnisty International thotë se “tortura dhe trajtimi i keq i të arrestuarve është e zakonshme në Shqipëri”. Amnisty International shton se “ kushtet, në veçanti për të burgosurit në pritje të vendimit gjyqësor në komisariatet e policisë, vazhdojnë të jenë të ashpra, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për të ulur mbipopullimin. Dhuna në familje është tepër e përhapur dhe reforma të mëdha nevojiten të merren për të mbrojtur viktimat”- shkruan “The Sun” për punën e ish-kryeministrit britanik në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency