Mbështeti Edi Ramën në fushatë, mediat polake ‘kapen’ me Sadikun: Legia ka marrë një komunist

0
141

Legia e Varshavës është ekipi i ri i Armando Sadikut, por shtypi polak përveç profesionit të tij, ka parë dhe aspekte të tjera të futbollistit.

 

 

E përditshmja polake “Interia” në një shkrim kushtuar, ish-lojtarit të Luganos, ka diskutuar bindjet politike. Madje në shkrim, e quajnë Sadikun edhe “komunist”.

Aty përmendet bindja e hapur politike e lojtarit për Partinë Socialiste, ku shkak është bërë edhe një video e mëparshme e postuar nga kryeministri Edi Rama, ku vetë Sadiku bënte thirrje për të votuar numrin 2, Partinë Socialiste.

“Interia” raporton për tifozët e Legias, skuadër në të cilën Sadiku do të luajë, se PS është pasuese e Partisë së Punës, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here