Festivali i IUSY-së në Jalë/ Braimllari: Krenar për LRI-në, ky aktivitet zhvillon marrdhëniet me forumet rinore botërore dhe promovon Shqipërinë

0
169

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka shprehur konsideratë të veçantë për të rinjtë  e LRI-së për organizimin e shkëlqyer të festivalit të IUSY-ë në Jalë.

Braimllari shkruan në një postim së fundmi në rrjetin social “facebook” se ky aktivitet është një mundësi e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të mardhënieve me forumet rinore socialiste në botë dhe është gjithashtu një promovim i mirë i turizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Krenar për organzimin e përkryer të Lëvizjes Rinore për Integrim për të mirëpritur të rinjtë socialistë nga 44 vende të globit, në eventin e rëndësishëm të kampingut në Jalë. Ky aktivitet është një mundësi shumë e madhe për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet me forumet socialiste rinore botërore, si dhe për të promovuar potencialin fantastik të turizmit në Shqipëri.
#IUSYWorldFestival #WeSeeNoBorders #IUSY

https://www.facebook.com/endritbraimllari/posts/678872038972681

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here