Superliga Shqiptare/ Skuadra e mëdha mbyll fazën përgatitore

0
111

Superliga Shqiptare3Paraqitjet e mira të skuadrave të mëdha në fazën përgatitore japin sinjalin se do të ketë një kampionat edhe më të nxehtë në fazën tjetër

Skuadra e mëdha të kampionaitit shqipëtar I kanë dhënë fund fazës përgatiotre për tu rikthyer në një kampionat që pret të dhurojë shumë supriza me rifillimin e tij. Vetëm Kukësi ka në program një tjetër test miqësor, që do ta zhvillojë këtë të hënën me skuadrën e ligës së tretë gjermane TSV Havalse. Nënkampionët e Shqipërisë, që kanë zhvilluar deri tani 4 miqësore në tokën turke, pritet të kthehen në Shqipëri të martën, ku do të vijojnë përgatitjet për sfidën me Vllazninë në Loro Borici. Edhe Skënderbeu do të jetë në Shqipëri në fillim të javës, pasi miqësorja me Dyseldorfin ishtë e fundit për fazës përgatitore, që u zhvillua në Marbella të Spanjës, ku zhvilloi në totat 6 miqësore, me një bilanc prej 2 fitoresh dhe 6 humbjesh. Nga skuadrat pretendente për titull, Partizani dhe Tirana qëndruan në Shqipëri, ku matën forcat me skuadra të nivelit më të ulët. Të kuqtë zhvilluan në totat 5 teste miqësore, duke koleksionuar 5 fitore, me një golaverazh të përgjithshëm 27 me zero. Sigurisht këto statistika të arritura ndaj kundërshtarëve modestë, duhen marrë me rezerva, pasi prova e vërtetë e formacionit të Shpëtim Duros do të jetë transferta me Lacin në fundjavë. Edhe Tirana e mbylli fazën e janarit me miqësoren ndaj Dinamos, të cilën e fitoi me rezultatin 1-0 falë golit të kroatit Bushic, që ka shënuar në totat 3 gola në po kaq teste miqësore. Tashmë bardheblutë sikurse të gjitha skuadrat e tjera të Superiores, do të ulin ngarkesën fizike, duke i kushtuar më shumë rëndësi ushtrimeve taktike, për të qenë gati për sfidën e parë të fazës së tretë me Apoloninë.   Fazën e janarit e ka mbyllur edhe Flamurtari, që ka lënë Belekun në Turqi për t’i spostuar përgatitijet në Vlorë, ndërsa Vllaznia do të qëndrojë edhe për disa ditë në Ulqin, për t’u kthyer nga mesjava në Shkodër. Laci i cili u nis në momentin e fundit drejt Spanjës, do të qëndrojë edhe për disa ditë në gadishullin iberik, ndërsa skuadrat e tjera të superiores, si Teuta, Apolonia dhe Elbasani i kanë vijuar përgatitjet në Shqipëri, ku kanë zhvilluar disa teste miqësore

 

 Manchester United/ 50 milionë euro plus De Gea, për Bejl

Luis Van Gaal duket se është i vendosur seriozisht për të marrë shërbimet e Gareth Bejl. Trajneri holandez i Manchester United, e kërkon me cdo kusht uellsianin, për të cilin do të ishte i gatshëm të bënte cdo sakrificë. Sipas mediave angleze, United janë gati të ofrojnë 65 milionë euro plus kartonin e portierit De Gea për të siguruar shërbimet e Bale. Edhe pse në princip djajtë e kuq nuk kanë ndërmend ta shesin gardianin spanjoll, mund ta lejojnë largimin e tij vetëm nëse Reali e vë si kusht kartonin e tij në marrëveshjen e mundshme për Bale, por sipas mediave angleze, Reali po përgatit një ofertë për 45 milionë eurosh për të transferuar De Gean në Santiago Bernabeu gjatë merkatos së verës, por United mendon se vlera e tij shkon në 65 milionë euro. Duke marrë në konsideratë interesin e të dyja skudrave, United beson se mund të arrijë te Bale nëse ofron kartonin e portierit dhe të njëjtën shumë me të cilën e vlerëson spanjollin. Për momentin, është thjesht një ide e cmendur e merkatos, që mund të bëhet realitet vetëm pas përfundimit të sezonit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency