Reagimi/ OSHEE: Fabrikës i është ndërprerë energjia që prej 29 dhjetorit 2014. Kapurani, jo debitor

0
112

shtylle elektrikeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagoi dje ndaj akuzave të Partisë Demokratike, ku kjo e fundit shprehej se nuk ka trajtim të barabartë në aksionin e OSHEE, pasi një fabrikë tullash e tjegullash në Korçë ka 205 mln lekë fatura të pashlyer. Përmes një komunikate për shtyp, OSHEE hodhi poshtë akuzat e PD-së, ndërsa sqaroi se biznesi së cilës i referohet opozita në akuzën e saj, i është ndërprerë energjia elektrike që më 29 dhjetor 2014, për shkak se është debitore. Po ashtu sipas OSHEE-së edhe gjatë rikontrollit në këtë zonë, në këtë fabrikë vijon të jetë me energji elektrike të ndërprerë. “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hedh poshtë akuzat e ngritura sot publikisht nga Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi. Sa i takon kontratës së një biznesi që i referohet në deklaratë Partia Demokratike, OSHEE deklaron se kjo kontratë ka qenë pjesë e listës së debitorëve kryesore që është dërguar për ndërprerjen e energjisë elektrike. Rajoni i Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tensionit të Lartë ka bërë ndërprerjen e klientit nga nënstacioni që në datën 29 dhjetor 2014. Në datën 9 janar, klienti është verifikuar sërish dhe energjia në këtë subjekt vazhdon të jetë e ndërprerë deri në likujdimin e plotë të detyrimeve. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje Partisë Demokratike që ta lërë të rimëkëmbet kompaninë që ajo vet rrënoi për tetë vitet e qeverisjes së saj”, shprehej në komunikatën e saj OSHEE. Po në një reagim tjetër, Operatori i Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike, nënvizon se energjia elektrike në fabrikën e tullave dhe tjegullave nuk do të rikthehet pa lidhur kontratën për shlyerjen e debisë, ashtu siç veprohet me të gjithë klientët e tjerë. Ndërsa sa i përket deputetit të LSi-së Kapurani, OSHEE sqaron se ai nuk është debitor dhe as ka qenë ndonjëherë. “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron sërish opinionin publik dhe përsërit faktin se fabrikës së tullave që përmendi sot PD në akuzën e saj i janë prerë dritat qysh në dhjetor dhe nuk do t’i lidhen deri në nënshkrimin e marrëveshjes me OSHEE – praktikë kjo e rregullt ligjore e kompanisë për të gjithë debitorët. Ndërsa deputeti Piro Kapurani nuk rezulton debitor i OSHEE dhe as rezulton të ketë qenë i tillë më parë. Nëse fabrika në fjalë është e vëllezërve të zotit Kapurani, ndërprerja e dritave njësoj si për gjithë të tjerët tregon se OSHEE ka filluar të shpëtojë nga influenca politike e së shkuarës dhe përpara ligjit janë të gjithë të barabartë!”, theksoi OSHEE.

 

Në Architectural Association/ Artistë shqiptarë në Londër, Rama: Shqipëria ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër

Pas suksesit vitin e kaluar në Bienalen e Venecias, ekspozita me punimet e dy artistëve shqiptarë, Edi Hila dhe Adrian Paci, titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara”, u riçel edhe në mjediset e shkollës së mirënjohur të arkitekturës, Architectural Association (AA), në Londër. Në çelje të saj ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerësoi atë një tjetër rast “për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”. Ekspozita u shoqërua me diskutime të hapura me studentë, pedagogë dhe dashamirës të artit. Për organizatorët e Architectural Association, ekspozita nuk përfaqëson thjesht një bashkëpunim të tashëm, por një urë për të ardhmen, për t’i folur sa më shumë njerëzve edhe përmes artit. Presidentja e shkollës, Sadie Morgan u shpreh se ,: “Është shumë emocionuese që kemi këtë lidhje me Shqipërinë dhe gjithë këta artistë që kanë ardhur nga vendi juaj. Kjo ekspozitë ka udhëtuar që nga Bienalia deri këtu dhe përfaqëson një bashkëpunim, jo vetëm për tani, po edhe për të ardhmen, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si edhe mundësinë e këtyre instituteve për të transmetuar këtë energji dhe dinamizëm në një komunitet më të gjerë dhe në sa më shumë njerëz. Flas për ato programe që kanë influencuar shumë progresin e punës në qytetin e Tiranës tek arkitektet dhe tek ata që kanë interes për Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency