Replikat/ PD: Deputeti i LSI s’paguan faturën prej 205 milionë të fabrikës. Kapurani: Nuk jam pronar

0
144

Gëzim Saliu

albana vokshiVokshi: Pabarazia mban firmën e kryeministri Rama. Deputeti i LSI: Verifikoni në QKR, firma në pronësi të vëlezërve të mij, ata kanë bërë kontratë për të likuiduar detyrimet

Partia Demokratike denoncoi dje një tjetër rast sipas saj të abuzimit qeveritar për mosshlyerjen e faturave të energjisë. Përmes një dalje publike nga selia blu, deputetja Albana Vokshi tha se fabrika e tullave në Korçë me bashkëpronar deputetin e LSI Piro Kapuranin rezulton të ketë një borxh të pashlyer prej 205 milionë lekësh. Por ndaj këtyre deklaratave nuk mungoi reagimi i ligjvënësit të LSI-së, i cili mohoi të ishte pronar i fabrikës, gjë e cila sipas tij verifikohej mjaft lehtë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

 

Replikat

Në deklaratën e saj deputetja e PD-së theksoi se qeveria ka vepruar në mënyrë klieneteliste sa i ëprket aksionit me energjinë elektrike pasi sipas saj nuk i ka marrë masa ndaj një fabrike që nuk ka paguar detyrimet prej 205 milionë lekësh. “Shiheni këtë faturën e energjisë. Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit. Eshtë fabrikë tjegullash dhe tullash në Korçë. Cfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia? Jo nuk ka ndodhur asnjëra nga këto sepse njëri nga pronarët, më kryesori, Piro Kapurani, është në parlament. Eshtë miku i Edi Ramës dhe Ilir Metës, është sponsori i fushatës së tyre dhe është aktualisht deputet i LSI-së. Nuk vepron njësoj për të gjithë ligji me Edi Ramën, kjo është kuptuar tashmë. Detyrimit 205 milionë lekësh, i është shtuar edhe fatura e dhjetorit që është afërsisht 17 milionë lekë. Kjo tregon se fabrika e tjegullave të mikut të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të deputetit të tyre, vazhdon të punojë”, tha deputetja e PD-së. Më tej ligjvënësja e djathtë tha se për detyrime dhjetë mijë lekëshe janë dënuar me errësirë mijëra qytetarë nga qeveria, edhe netët e ndërrimit të vitit. “Dhe ja ku kemi deputetin e dyshes Rama-Meta, që ka më shumë se 205 milionë lekë detyrime, e vazhdon punën i qetë, fabrika vazhdon të prodhojë duke shfrytëzuar energjinë, pasurinë  publike. Vjedhin vetë energjinë me shuma që qytetarët as nuk i kanë ëndërruar, pastaj dalin e akuzojnë popullin. Kjo pabarazi para ligjit është skandaloze dhe mban firmën e Edi Ramës. Kjo pabarazi para ligjit, ka bërë që qytetarët të jenë sot në këmbë. Dhe kjo pabarazi, kjo padrejtësi, kjo e keqe do të ndalet. Populli do të jetë në këmbë, më i bashkuar se kurrë, në protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi”, deklaroi  deputetja Vokshi. Pas akuzave në drejtim të tij, ka reaguar deputeti Pirro Kapurani, duke mohur të jetë pronarë i fabrikës, gjë që sipas tij mund të verifikohet lëhtësisht në QKR. “Nuk jam pronar i fabrikës së tullave dhe tjegullave në Korçë. Ky fakt mund të vërtetohet nëpërmjet një verifikimi në QKR” tha ai. Më tej ai bëri të ditur se firma në fjalë është në pronësi të Vëllezërve të tij Vasil dhe Mihallaq Kapurani dhe se akuzat e PD bëhet për të sulmuar politikisht deputetin. Kapurani sqaroi se firma e vëllezërve të tij ka bërë tashmë një kontratë me OSHEE për të likuiduar detyrimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency