Vendimi/ Vrau të dashurën, autori: E doja, familja e saj s’më pranonte si dhëndërr

0
150

Alma Çuka

foto e vajzes se vrare ne Kucove denisa Demaj me vellane e saj qe eshte plagosurGjykata e Beratit vendos “arrest me burg” për të riun. Zbardhen deklarimet e familjarëve dhe skema e realizimit të krimit. Autori hyri në banesë me paramendim për të vrarë

Gjykata e Beratit vendosi të lërë në “arrest me burg” 29-vjeçarin, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje mbi vajzën që dashuronte. Para gjykatës organi i Prokurorisë ka zbardhur gjithë skemën e krimit, ndërsa ka lexuar edhe dëshmin e dhënë nga autori. Klaus Sakolli ka pranuar vrasjen duke deklaruar se gjithçka e kishte menduar më parë. Krimin i pandehuri e ka kryer pas refuzimit që e dashura i ka bërë thirrjes së tij telefonike. Ndërkohë që ka shpjeguar më tej se ka qenë familja e saj ajo që ka ndoaluar dashurinë e tyre. Nga ana tjetër edhe familjarët janë shprehur se kanë qenë në dijeni të lidhjes së dashurisë së vajzës së tyre.

 

Rrethanat e ngjarjes

Nga veprimet hetimore të kryera dhe nga studimi i të dhënave të dokumentuara në kuadrin e këtij procedimi penal rezulton se më datë 12.01.2015, rreth orës 23:30 minuta, në fshatin Polovinë Kuçovë, shtetasi Klaus Sakolli ka shkuar në banesën e shtetasit Kujtim Demaj i armatosur. Pasi ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka debatuar me shtetasin Edison Demaj, vëllai i Denisa Demaj, e dashura e Klausit, ka folur me të për dashurinë që ndiente për Denisën dhe ka qëlluar në drejtim të dhomës ku qëndronin personat e shtëpisë. Si pasojë e goditjeve me armë zjarri ka mbetur e vdekur në vend Denisa Demaj dhe është plagosur rëndë Edison Demaj. Pas përleshjes me autorin, familjarët e viktimës, shtetasit Kujtim Demaj dhe Dallandyshe Demaj kanë mundur t’i heqin nga duart autorit armën që kishte me vete. Gjatë këqyrjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materile edhe arma tip kallashnikov me krëhër me fishekë në të dhe tre gëzhoja. Autori menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur në flagrancë në orët e para të mëngjesit të datës 13.01.2015 nga shërbimet e policisë gjyqësore, të cilat kanë përpiluar proces verbalin e kapjes në flagrancë. Pas kontakteve të para me të afrëm të viktimës, Kujtim Demaj dhe nëna Dallandyshe Demaj ata janë shprehur se i dashuri i vajzës se tyre kishte hyrë në banesë me armë në dorë dhe kishte qëlluar në drejtim të tyre për t’i vrarë.

 

Deklarimet

Prindërit e viktimës janë marrë në pyetje në ambjentet e spitalit. Në datë 12.01.2015 në ambjentet e spitalit Berat shtetasi Kujtim Demaj, babai i viktimës dhe i Edison Demaj, ka pranuar se vajza e tij kishte një lidhje dashurie. Po kështu është shprehur se djali që në këtë rast është autor i vrasjes, e  kishte marrë në telefon një ditë para krimit.  Kujtimi dhe i biri Edisoni i kishin thënë vajzës  të flisnin më vonë, duke e ndaluar të flisnin në momentin që ra telefoni. Kjo bisedë ishte bërë në datë 11.01.2015. Ndërkohë më pas është shprehur se në datë 12.01.2015 ishte në dhomë, kur dëgjoi një krismë dhe zhurma doli nga dhoma. Në korridor babai i viktimës është shprehur se ka parë një person me armë zjarri tip kallashnikov në dorë, është përleshur me të dhe i ka marrë armën, të cilën e kishte si dru në dorë. Djali ishte larguar dhe kishte mesuar se ky ishte Klaus Sakolli. Këtë djalë e kishte ndjekur nga pas, po ai ishte larguar me vrap. Me pas ai ishte marrë me transportimin e trupit të djalit në spital, pasi vajza kishte vdekur në vend.

 

Deklarimi i të pandehurit

Është pyetur nga prokurori në cilësinë e të arrestuarit Klaus Sakolli, i cili ka pranuar se e kishte të dashur viktimën Denisa Demaj. Ai është shprehur se ka shkuar në shtëpinë e saj me armë. “ Ditën e ngjarjes, pasi kisha pirë shkova tek pika ku kisha të fshehur një armë, të cilën e kisha çuar aty në datë 09.01.2015, pasi e kisha pasur të fshehur në banesë në fshatin Qereshnik. Hyra tek pika, kishtepiva një cigare, mora armën dhe u nisa drejt shtëpisë së Denisës. Kalova blloqet e betonit, që ishte muri rrethues i shtëpisë hyra brenda në shtëpi  dhe nga dera përballë doli vëllai i saj Edisoni. Ai më tha “ o vëlla avash ça po bën”. Unë iu përgjigja “ e dua deniësn” dhe më pas qëllova drejt tyre. Edisoni ishte shkaku i ndarjes sime me Deniësn”, është shprehur i pandehuri.  Nga goditjet mbeti e vdekur në vend shtetasja Denisa dhe u plagos rëndë shtetasi Edison. Sapo ka qëlluar, nga mbrapa i ka ardhur babai i tyre, Kujtimi e ka kapur në qafë, por nuk ka mundur ta rrëzonte. I pandehuri Klaus Sakolli  ka lënë armën aty pasi nuk donte të qëllonte më dhe është larguar.

 

Lezhë/ 21 –vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, vetëhelmohet

Një vajzë e re në qytetin e Lezhës ka tentuar ti japë fund jetës ditën e djeshme. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 21 vjeçarja V.M., ka tentuar ditën e djeshme të vetëhelmohet. Ajo është gjetur në gjendje shumë të keqe shëndetësore në banesën e saj në fshatin Arrëz të Mirditës, nga familjarët. E reja është transportuar me shpejtësi për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm nga mjekët. Aktualisht, 21 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

 

Fier/ Mblidhte skrap në një kabinë elektrike, vdes 17 -vjeçari

Ka humbur jetën teksa kishte shkuar pranë një kabine elektrike për të mbledhur skrap. Një djalë i ri ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. K.R., i moshës 17 -vjeçare ka qenë duke mbledhur skrap pasditen e sotme, në një kabinë elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit, kur e ka zënë korrenti si pasojë e pakujdesisë. Adoleshenti ka gjetur vdekjen pak çaste pas kontaktit me korentin dhe në momentin që ambulanca me bluzat e bardha kanë mbërritur për ti dhënë ndihmën e parë, është konstatuar vdekja e tij. Uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

 

Durrës/ Gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit të zhdukur

Gjendet trupi i njërit prej peshkatarëve të zhdukur në det të hapur prej 12 ditësh. Kufoma e 30 -vjeçarit Betim Maqinaj është gjetur në zonën e Bisht Pallës, aty ku para tre ditësh u gjet edhe trupi i peshkatarit tjetër, Avni Shahinaj. Dy peshkatarët kishin dalë në det për peshkim rreth orës 16.00 të së dielës së 4 janarit, në zonën e Gjirit të Lalzit, por që nga ai moment humbën gjurmët. Pas pak orësh rreth 5 milje larg bregut, anija me të cilët peshkatarët kishin dalë për peshkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency