Të fitoni para nga rënia e rublës ruse

0
157

“monitor.al”

B5i1P-JCYAIEoRkPër një kohë të gjatë Rusia është në çdo lajm ndërkombëtar, pasi jo me larg se javën e kaluar bëri një hap shumë të madh për të mbrojtur ekonominë e saj. Banka Qendrore e Rusisë të hënën në mbrëmje rriti në mënyrë drastike normat e interesit nga 10,5% në 17%. Sipas përfaqësuesve të bankës ky veprim është marrë për të ndalur rënien e mprehtë të monedhën ruse. Nga fillimi i viti, monedha ruse ka rëne me 45%. FXLider, jep 50 € për tregtim me Rublën ruse dhe me monedha të tjera në tregun global, i vetmi tregu ku ju mund të fitoni nga ngritja dhe rënia e çmimeve. Qëllimi i marrjes së këtij hapi ka qenë shqetësimi i vazhdueshëm i rënies globale e çmimeve të naftës gjë që mund të shkatërrojë ekonominë e Rusisë. Nafta është pjesa dominante e sektorit të energjisë, ndaj edhe Banka Qendrore e Rusisë të hënën në mbrëmje vendosi të mbajë një takim urgjent në të cilin u vendos marrja e masave urgjente për të parandaluar kolapsin e rublës. Sipas bankës, edhe pse për një periudhë të gjatë do të ketë kosto të mëdha huamarrje që do të thellojë recesionin në Rusi, kjo lëvizje ishte e nevojshme në luftën kundër inflacionit dhe zhvlerësimit te mëtejshëm të monedhës ruse.

Normat e larta të interesit kanë për qëllim që ta bëjnë më tërheqëse monedhën vendase për investitorët e huaj në mënyrë që rubla te rritet kundrejt dollarit. Por, në ditët e mëparshme Rubla ruse pati një rënie shtesë me 22,8% para se të balancohej. Rënia e fundit prej 10% e rublës ndaj dollarit ka pasur ndikim tregun global financiar dhe në indekse gjithashtu duke bërë që indeksi i FTSE 100 të bjerë në nivelin më të ulët të 2014. Investitorët kanë reduktuar investimet në aksione për shkak të shqetësimeve së thellimit të krizës ekonomike mund të destabilizojnë ekonominë ruse dhe pengojnë më tej komunikimin e presidentit rus Vladimir Putin me perëndimin, që mund te rris me tej tensionet gjeopolitike jo vetëm në Evropën Lindore, por edhe në Lindjen e Mesme.

 

Interesi

Sipas analistëve ky veprim i Bankës Qendrore të Rusisë është parë si një mesazh për mbrojtjen e fuqisë blerëse të rublës. Rritja e normave të interesit nga 10,5% më 17% e miratuar nga banka re Rusisë nuk u pëlqye nga tregu financiar po ashtu si edhe rënia e çmimit i naftës ne nivelin me te ulet të pesë viteve të fundit. Megjithëse çmimi i naftës është sa gjysma e tij në vitin e kaluar ekonomia botërore duhet të reflektojë pozitivisht në lidhje me reduktimin e shpenzimeve operative. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar se çmimet e ulëta të naftës në të vërtetë pasqyrojnë kërkesën e dobët të ekonomisë globale për këtë produkt. Bursa më e madhe evropiane humbi rreth 2% të vlerës së saj për shkak të rënies së rublës ruse ndaj dollarit, pavarësisht përpjekjeve të Bankës Qendrore të Rusisë. Nafta dhe gazi përbëjnë gati 70% të eksporteve ruse, dhe Moskës zyrtare i nevojitet një çmim rreth 100$ për fuçi për të balancuar buxhetin. Edhe para publikimit të rritjes dramatike të normave të interesit nga Banka Qendrore parashikimet për PBB të Rusisë për vitin 2015 ishin të dobëta. Pritet një rënie prej 4,5%, në qoftë se çmimet e naftës të mbeten në të njëjtin nivel gjatë 12 muajve të ardhshëm. Një presion i lartë i mëtejshëm mbi çmimin e naftës është shkaktuar nga një deklaratë e përfaqësuesve të OPEC-ut, sipas të cilës është e qartë se ky kartel nuk ka ndërmend të reduktojë prodhimin. Disa analistë besojnë se ditën e premte Arabia Saudite dhe SHBA qëllimisht ulën çmimin për të bërë presion mbi Putinin. Ndërsa Perëndimi përgatitet të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë ditën e hënë, lajm i keq për këtë vend është sigurisht fakti se gjasat e rimëkëmbjes të afërt të çmimit të naftës bruto janë gjithnjë e më të vogla.

Këtë javë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë publikoi parashikimet e saj sipas të cilave perspektivat tregojnë reduktim të kërkesës për naftë në të ardhmen. Dyshja SHBA dhe Arabia Saudite është pro ruajtjes së nivelit të tanishëm të prodhimit. Niveli i parishikuar i prodhimit në vitin e ardhshëm jep sinjale se çmimi i naftës mund të bjerë më tej.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency