Misioni Kukan/ Të fshehtat e negociatave, sot vendoset për paktin PD-PS. Basha, vendimin final në mbledhjen e grupit

0
95

Gëzim Saliu

Kukan ..Problemi kryesor mes palëve, forma e marrëveshjes dhe përmbajtja e draftit për dekriminalizimin e Kuvendit

Pas 6 muajsh ngërç politik, mundësia e arritjes së një marrëveshje mes palëve duket më afër se kurrë ditën e sotme. Ardhja në Tiranë e negociatorit të përcaktuar nga Parlamenti Evropian, Eduard Kukan pritet të sjellë firmosjen e paktit mes palëve dhe ti japë fund  krizë politike në vend. Edhe pse vështirësitë janë ende aty, ku qëndrimet e kundërta kanë të bëjnë më shumë me kërkesën e PD-së për hartimin e draftit për dekriminalizimin e Kuvendit, duket se forca më e madhe opozitare do të jetë në Parlament ditën e fundit të sesionit kuvendor.

 

Kukan në Tiranë

Europarlamentari Kukan ka mbërritur që mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe ditën e sotme nis që në mëngjes takimet intensive me krerët e politikës në vend me qëllim zgjidhjen e ngërçit dhe rikthimin e opozitës në Kuvend. Në orën 08:00 të mëngjesit, Kukan do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha e më pas në orën 09:00 do të pritet në zyren e kryeministrit Edi Rama. Vetëm 60 minuta më pas është parashikuar edhe takimi me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku në të trija takimet do të diskutohet me detaje lidhur me kërkesat e opozitës për arritjen e marrëveshjes dhe mundësinë e firmosjes së saj që ditën e sotme. Ashtu si edhe më parë Kukan ka marrë sërish rolin e negociatorit në krizat politike në Shqipëri, pasi europarlamentari ka qenë pjesë edhe e takimeve në 2010-ën, kur në opozitë bojkotonte kreu i PS-së Rama e kryeministër ishte Berisha. Ne atë kohë, Kukan ishte dhe pjesë e darkës nw restorantin e bërë të famshëm për shqiptarët Krokodili në Strasburg.

 

Marëveshja dhe vendimi

Që në ngritjen e problematikave të saj, opozita ka bërë të ditur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me mazhorancën nën garancinë e ndërkombëtarëve, Duke marrë për bazë edhe deklartata e mazhorancës se tri nga kërkesat e të djathtëve janë plotësuar tashmë, pra ato që kanë të bëjnë me ngritjen e komisioneve hetimore, rregulloren e parlamentit si edhe zbatimin e vendimeve të Kushteuteses, PD ka theksuar se pikërisht në këtë pjesë është e domosdoshme garancia e partnerëve. Kjo pasi sipas demokratëve për muaj me rradhë mazhoranca nuk mundësoi ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita dhe as zbatoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por ndërsa për këto pika duket se palët janë drejt dakordësisë, pjesë që ende nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare është ajo për draftin e dekriminalizimit të Kuvendit, ku palët ndajnë qëndrime jo të njëjta. Mësohet se PD ka propozuar që krahas pastrimit të figurave që do konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme, edhe deputetët që janë sot në Parlament dhe që kanë të shkuar kriminale duhet të lënë menjëherë mandatin, gjë që nuk ka marrë dakordësinë deri më tani nga mazhoranca. Po ashtu ende nuk është vendosur se si do të arrihet kjo është marrëveshje, pra nëse do të ketë një deklaratë të firmosur mes kryeministrit dhe kreut të PD-së, një deklaratë mes kryetarëve të grupeve parlamentare apo një rezolutë parlamentare. Por ajo që tashmë është e dakordësuar ka të bëjë me faktin se në cdo tip marrëveshjeje apo pakti, do të vendoset garancia europiane për zbatimin e tij përmes europarlamentarëve Kukan dhe Flekenshtejn. Ky i fundit në vizitën e zhvilluar pak ditë më parë dha sinjale pozitive për zgjidhjen e ngërcit mes palëve. Ndërkaq në funksion të zhvillimeve të ditës së sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë në orën 13:00 në selinë e demorkatëve grupin parlamentar dhe aletatët për të diskutuar mbi marrëveshjen e mundshme me mazhorancën. Mësohet se Basha do të njohë deputetët me të gjitha diskutimet dhe negociatat e më pas në këtë mbledhje pritet të merret vendimi përfundimtar për rikthimin ose jo të opozitës në Parlament në seancën e 24 dhjetorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency